VIDEO/ Mbape tradhton Francën te penalltitë, Zvicra heroike sfidon Spanjën në çerekfinale






Surpriza e madhe vjen nga Bukureshti, Zvicra eliminon Francën me penallti (5-4) në një mbrëmje të çmendur! Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 3-3, ndërkohë që “ruleta ruse” e penalltive iu buzëqeshi helvetëve. Kilian Mbape ishte ai që gaboi nga pika e bardhë, duke nxjerrë “gjelat”, jashtë Europianit.

FRANCA

Ndërkohë, për sa i përket Zvicrës, pas këtij kualifikimi heroik, në çerekfinale e pret Spanja, ku do të përballet me iberikët e Luis Enrikes.

FT: FRANCË-ZVICËR 3-3

Benzema 57′, 59′, Pogba 75′  / Seferoviç 15′, 81′, Gavranoviç 90′

KOMENTI LIVE: 

PENALLTITË: 

10- Gjuan Mbape- humbet.

9- Gjuan Mehmedi- shënon.

8- Gjuan Kimpembe- shënon.

7- Gjuan Vargas- shënon.

6- Gjuan Thuram- shënon.

5- Gjuan Akanzhi- shënon.

4- Gjuan Zhiru- shënon.

3-Gjuan Shar-shënon.

2- Gjuan Pogba- shënon.

1- Gjuan Gavranoviç – shënon.

Mbyllen 120 minuta, tashmë është radha e penalltive! 

119′ Somer fluturon duke ndalur gjuajtjen e Zhiru.

110′ Mbape humbet një rast flagrant, nga shumë pranë portës, ylli i “gjelave” ka gjuajtur jashtë kuadratit.

109′ Franca provon ta fitojë ndeshjen, Mbape gjuan rrezikshëm, topi shkon ngjitur me shtyllën.

105′ Mbyllet shtesa e parë prej 15 minutave. Rezultati nuk ndryshon! 

97′ Zëvendësim te Zvicra, largohet Seferoviç për Shar.

95′ Somer bën heroin, duke i mohuar një gol të sigurt Pavard. Vendimtare ndërhyrja e portierit zvicerian.

94′ Zëvendësim te Franca, largohet Benzema, në vendin e tij Zhiru.

91′ Starton koha shtesë.

Mbyllet koha e rregull! Ndeshja shkon në shtesa, ku do të luhen 2 pjesë nga 15 minuta! 

90+4′ Çmenduri! Traversa i mohon golin e katërt Komanit. Nuk iu besojnë syve francezë!

90′ GOOOOL ZVICRA 3-3/ Dramë në Bukuresh! Zvicra barazon rezultatin! Gavranoviç shtang “gjelat” dhe tund rrjetën!

85′ Gavranoviç realizon, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

81′ GOOOOOOL ZVICRA 3-2/ Seferoviç realizo ndopietë dhe rihap sërish sfidën. 10 minuta të zjarrta! Zvicerianët kërkojnë të surprizojnë. 

75′ GOOOOOL FRANCA 3-1/ Gol spektakolar i Pol Pogba.  Mesfushori i Mançester Junajtid, hedh në tapet me një perlë përfaqësuesen e Zvicrës. 

73′ Dy zëvendësime te Zvicra, largohen nga fusha Shaqiri dhe Vidmer, vendin e tyre e marrin Gavranoviç dhe Mbabu.

62′ Rodriguez ndëshkohet me karton të verdhë.

59′ GOOOOOL FRANCA 2-1/ Përmbysje e çmendur, shënon sërish Karim Benzema! Shpërthejnë në festë “gjelat”, nuk iu besojnë syve futbollistët e përfaqësuses helvete. 

57′ GOOOOL FRANCA 1-1/ Vendoset baraspesha. Karim Benzema gjen rrugën e rrjetës. Festojnë “gjelat”! 

54′ Loris bën heroin, i pret penalltinë futbollistit Rodriguez.

53′ Penallti për Zvicrën, e fiton Zuber, pas ndërhyrjes së gabuar të Pavard.

50′ Pranë golit të dytë Zvicra, vendimtare ndërhyrja e Varan që shpëton “gjelat” nga pësimi i golit të dytë.

46′ Starton pjesa e dytë! Franca kryen zëvendësimin e radhës, largohet Lengle, në lojë Koman.

Mbyllet pjesa e parë asnjë gjuajtje në portë nga francezët në këto 45 minuta të para. 

45′ Akordohen 2 minutan shtesë!

41′ Zvicra provon të shtangë sërish “gjelat”. Arma më e fortë e zviceranëve në këto minuta janë harkimet nga krahët. Hasin vështirësi në luftën në ajër futbollistët e Francës.

35′ Mbrohet mirë Zvicra në këto minuta, duke mos i lejuar shumë hapësira kampionëve të Botës.

30′ Varan ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Zuber.

28′ Kësaj here ishte Rabio që lëshoi një predhë nga distanca, por topi shkoi jashtë kuadratit.

26′ Goditje dënimi për Francën. Provon Mbape, topi ndalet në mur, shkon sërish te ylli francez, i cili lëshon një predhë fluturimthi, por jashtë kuadratit.

22′ Pranë golit të barazimit Franca. Një prekje e lehtë e portierit Somer, i djeg shansin e artë sulmuesit Benzema, që priste të devijonte me kokë, pas asistit të Rabio.

15′ GOOOOOL ZVICRA 0-1/ Shtangen “gjelat”! Seferoviç kalon në avantazh përfaqësusen helvete. Pas asistit të Zuber, sulmuesi godet saktë me kokë, pas duelit të fituar me Lenglet, duke çuar peshë zemrat e tifozëve zvicerian. 

5′ Nisje e vrullshme, “gjelat” kërkojnë me ngulm golin e avantazhin, mbrohen mirë në këto minuta zvicerianët.

1′ Starton sfida! Franca menjëherë në sulm.

FORMACIONET ZYRTARE

f

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *