VIDEO- Mbërrijnë edhe 50 mijë doza “AstraZeneca”/ Manastirliu: Presim edhe 200 mijë të tjera! Nga java që vjen nisim vaksinimin për…



Sot kanë mbërritur edhe 50 mijë doza të tjera të vaksinës “Astra Zeneca”. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga aeroporti i Rinasit bëri të ditur se priten të vijnë edhe 200 mijë doza të tjera.

Po ashtu, ministrja njoftoi se nga java që vjen do të nisë vaksinimi për punonjësit e transportit publik, fillimisht me punonjësit e transportit ajror.

“Sot kanë mbërritur edhe 50 mijë doza AstraZeneca, të cilat do të jenë pjesë e procesit të validimit dhe do të shpërndahen në qendrat e vaksinimit për të vazhduar me vaksinimin e popullatës +60 vjec. Janë mbi 400 mijë vaksina të mbërritura në Shqipëri. Janë mbi 320 mijë doza vaksine të administruara dhe mbi 230 mijë të moshuar që kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Javën që vjen, duke filluar nga nesër presim mbi 200 mijë doza vaksina dhe do të vijojmë me vaksinimin masiv. Po vijojmë me operatorët turistik dhe do të shtrihemi edhe në targetin e punonjësve të transportit publik, duke filluar javën që vjen me punonjësit e transportit ajror, me Air Albania. Jemi në një situatë që konsiderohet me një incidentë të ulët. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme. Janë 175 pacientë që po trajtohen në spitalet covid 1 dhe 2. Ndërsa spitalet Covid 3 dhe 4 nuk kanë pacientë.

Drita në fund të tunelit është më e qartë. Ne do t’ia dalim të kthehemi në normalitetin e shumëkërkuar”, tha Manastirliu.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *