VIDEO/ Mbi 1 milion shikime në pak orë, ironia e Murinjos bën namin në rrjetet sociale








Zhose Murinjo  gjithmonë është shquar për batuta si brenda por edhe jashtë fushës së futbollit. Kartoni i kuq që mori në ndeshjen që Roma e tij luajti kundër Atalantës, nuk e kanë penguar portugezin të ironizojë vendimin e arbitrit.

murinjo

Në profilin e tij, në Instagram, Murinjo ka hedhur një video në të cilën ai shfaqet teksa bërtet nga tribuna duke dhënë udhëzime në minutat e mbetur të ndeshjes me Napolin. Këtë postim ai e ka shoqëruar dhe më një fjali.

“Kur nuk ke biletë dhe dëshpërimisht do të shohësh një ndeshje të bukur futbolli”.

Postimi i 58 vjeçarit bëri namin në Instagram, ku për pak orë kapi mbi 1 milionë shikime. Kot nuk e ka nofkën ‘”The Special One”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *