VIDEO/ Mbijetesa vetëm 2 pikë larg, Skënderbeu “thyen” Kastriotin mes tensionit



Skënderbeu ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-0 Kastriotin, duke iu afruar krutanëve e vetëm 2 pikë në renditje.

bandicam 2021-05-02 16-49-43-098

Gara për mbijetesë tashmë bëhet akoma edhe më e bukur, me Skënderbeun që mban vendin e nëntë me 29 pikë, 1 pikë më pak se Bylisi i vendit të tetë dhe 2 më pak se Kastrioti që renditet i shtati.

Zhan Viktor në minutën e 67-të dhe Kosta Vangjeli në minutën e 94-t, i dhanë fitoren Skënderbeut, në një ndeshje të luftuar nga fillimi në fund. Momente tensioni kishte në fundin e pjesës së parë, ku Prodani la ekipin me 10 lojtarë, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa këtë e rrezikoi edhe kapiteni Emiljano Çela, i cili goditi me kokë Sadriun.

FT| KASTRIOTI-SKËNDERBEU 0-2

Zhan Viktor 66′ Vangjeli 94′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet sfida!

94’ GOOOOOL SKËNDEBREU 0-2/ Fantastik Kosta Vangjeli që vulos sfidën, teksa pas një topi të mbetur në zonë nga gjuajtje e Mensah, gjuan bukur dhe e ndal topin në rrjetë.

93’ Gjuan Jorgo Meksi nga pika e 11 metërshit, por Isli Hidi i kupton krahun dhe e pret gjuajtjen.

92’ Penallti për Skënderbeun, me Uerdi Marën, i cili pëson një ndërhyrje të gabuar nga Rami dhe bie në zonë. Jorgji nuk ka dyshime duke akorduar penallti.

Akordohen 6 minuta shtesë!

89′ Mundësi e artë shënimi për korçarët, me Zhan Viktor që provon me një gjuajtje të fortë, por pret Hidi.

83′ Kundërsulm i Skënderbeut, me Mensah që provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por bllokohet nga krutanët, te i njëjti aksion provon edhe Rrapaj, por e kontrollon shumë keq në zonë.

76’ Ndërhyrje e ashpër e Rrapajt ndaj Çelës me takë, ndëshkohet me karton të verdhë futbollisti i korçarëve.

70’ Largohet nga fusha e lojës i dëmtuar Neziri me ambulancë, në vendin e tij inkuadrohet Joan Çela.

66’ GOOOOOOL SKËNDERBEU 0-1/ Zhbllokohet sfida, me Zhan Viktor që shënon pas një topi të mbetur në zonë nga Neziri. Ky i fundit dëmtohet dhe e ka të pamundur të vazhdojë ndeshjen. 

59’ Tjetër mundësi e mirë për Kastriotin, me Bardhin që lëshon një gjuajtje të fortë në hyrje të zonës, por topi ndalet te shtylla.

57′ Largohet i dëmtuar Taipi dhe vendin e tij në fushë e merr Arinaldo Rrapaj.

55′ Zëvendësim i dyfishtë te Kastrioti, De Silva dhe Rezi i marrin vendin Dacit dhe Mehmetit.

47’ Çfarë rasti për Skënderbeun, me Marën që bën gjithçka shumë mirë, pason në fund për Zhan Viktor, i cili i vetëm me portierin gjuan lart. Nuk i besojnë syve korçarët.

46′ Ndërhyrje e gabuar e Taipit ndaj Mehmetit, akordon goditje dënim i Jorgji në hyrje të zonës. Gjuan Bardhi, por topi shkon ngjitur me portën.

45′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

46+1’ Moment i artë shënimi për Kastriotin me Dacin që provon me një kthesë, por pret në mënyrë të shkëlqyer Rexhepi.

45’ momente tensioni në fushë, Çela godet me kokë Sadriun, por arbitri nuk e shikon dhe ndëshkon të dy lojtarët me të verdhë.

43’ Mbeten me 10 lojtarë krutanët! Indrit Prodani ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për goditje më bërryl ndaj Vangjelit.

39’ Ndërhyrje e ashpër e Bajramit në fundore ndaj Bardhit. Ndëshkohet me karton të verdhë për protesta portieri Rexhepi.

38’ Karton i verdhë për Prodanin, për protesta ndaj Jorgjit.

27’ Rasti më i mirë i ndeshjes, pas një krosimi të marrë nga e djathta, Çela gjuan bukur me kokë, por pret me një hedhje spektakolare Rexhepi. Provon edhe Prodani me një gjuajtje në hyrje të zonës, por topi shkon jashtë.

25’ Provon Bardhi të japë një pasim në zonë, por bllokon Zhan Viktor i cili e dërgon topin në goditje këndi, e para për këtë ndeshje.

24’ Goditje e fortë e Mehmetit ndaj Mensah, por nuk ka asgjë për arbitrin. Nuk përmbahet trajneri Memelli, i cili kërkon goditje dënimi dhe ndëshkim, e paralajmëron arbitri Jorgji.

18’ Krosim i rrezikshëm i Mehmetit nga e djathta, provon Preodani me kokë, por nuk ka rrezikon portën kundërshtare.

13’ Prodani merr një top pas shpine, fut një top të rrezikshëm në zonë, por largon Bajrami. Arbitri akordon pozicion jashtë loje.

10’ Shkëputet bukur Mensah në drejtim të portës, por Rami i prish ekuilibrin dhe i rrëmben topin. Gjithçka e rregullt nga mbrojtësi i Kastriotit.

7’ Krosim i rrezikshëm i Uerdi Marës nga e majta, tenton të godasë Mesah dhe Vitija, por nuk ia dalin dot.

3’ Mundësi e mirë për Skënderbeun, që pas një topi të mbetur në hyrje të zonës, provon, por gjuajtja e tij është shumë e lehtë.

Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

Kastrioti: Hidi, Neziri, Shkalla, Çela, Rami, Moraes, Mehmeti, Okebugu, Prodani, Bardhi, Daci. Trajner: R. Ndreu

Skënderbeu: Rexhepi, Dumfur, Bajrami, Vitija, Sadriu, Meksi, Zhan Viktor, Taipi, Mara, Vangjeli, Mensah. Trajner: M. Memelli

179986000_486316695901353_45074664931981630_n

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *