VIDEO/ Mbrëmje magjike, Siti i Guardiolës likuidon PSG-në dhe shkon për herë të parë në finalen e Champions-it



Ndodhi ajo që pritej, Mançester Siti është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve. Skuadra e Pep Guardiolës, mposhti me rezultatin 2-0, PSG-në në sfidën e kthimit të fazës gjysmëfinale.

Siti festa

Pas triumfit 1-2 në transfertë, “qytetarët” arritën të fitonin edhe në shtëpi, duke e merituar plotësisht “biletën” për në finalen e Stambollit. Kjo është hera e parë në histori që skuadra e Mançester Sitit do të luajë një finale të Champions-it. Algjeriani Rihad Mahrez ishte heroi i ndeshjes së sotme, teksa në minutat 11-të dhe 63-të realizoi dopietë, duke tronditur francezët e Poçetinos.

Mahrez goli

Vlen të theksohet se në këtë përballje, PSG-ja ishte pa yllin Kilian Mbape, i cili e ndoqi ndeshjen nga stoli, për shkak të një dëmtimi. Kampionët e francez nuk regjistruan asnjë gjuajtje në kuadrat në ndeshjen e zhvilluar në “Etihad Stadium”, duke zhgënjyer plotësisht.

FT: MANÇESTER SITI – PSG 2-0

Mahrez 11′, 63′

KOMENTI I NDESHJES:

77′ Tjetër rast i rrezikshëm i Mançester Sitit, gjuajtja e Foden në hyrje të zonës, përplaset në shtyllën e djathtë pingule.

68′ Momente tensioni, Di Marian e tradhtojnë nervat dhe ndëshkohet me karton të kuq për goditje ndaj Fernandinjos.

63′ GOOOOL MANÇESTER SITI 2-0/ Mahrez “vret” sfidën, pas një kundërsulmi të shpejt, Foden, shërben mjaft bukur për algjerianin që nuk fal brenda zonës. 

54′ Minuta emocionuese, Foden provon me një gjuajtje, por ndalet nga portierin Navas. Kundërsulm i PSG-së me Nejmar që futet brenda zonës, provon drejt portës, por sparkata e Zinçenkos, largon topin në këndore.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë! 

45+2′ Pranë golit të dytë Siti me Mahrez dhe Bernardo Silvën. Tentativa e algjerianit u ndal nga portieri Navas, më pas topi shkoi te mesfushori portugez, i cili provoi me një gjuajtje të rrezikshme, por topi devijohet në këndore.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë!

35′ Provon edhe Andre Herrera me një predhë nga distanca, tentativa e tij shkon mbi traun e portës së portierit Ederson.

18′ Drithërima në portën e Sitit, Angel Di Maria “flirton” me golin e barazimit, por fati nuk është me argjentinasin, tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën.

16′ Traversa i mohon golin e barazimit kapitenit Markuinjos, i cili pas harkimit nga e djathta, godet me kokë brenda zonës, por topi stampohet në traun e portës së mbrojtur nga Ederson.

11′ GOOOOL MANÇESTER SITI 1-0/ Zhbllokohet sfida, Mahrez ndëshkon francezët. Pas një dalje të furishme, algjeriani nuk fal, teksa me një diagonale të saktë nga e djathta, mposht portierin Navas. 

7′ PSG-ja kërkon penallti, pas konsultës me VAR-in, gjyqtari holandez, konfirmon se nuk kemi të bëjmë me prekje të topit me dorë brenda zonës. Pretendime të kota nga ana e francezëve.

FORMACIONET ZYRTARE: 

MANÇESTER SITI: Ederson, Uolker, Ruben Dias, Stons, Zinçenko, Fernandinjo, Gyndohan, Bernardo Silva, De Byjn, Foden, Mahrez. Trajner: Pep Guardiola.

Siti585

PSG: Navas, Kimpembe, Markuinjos, Diallo, Florenci, Herrera, Verrati, Paredes, Nejmar, Di Maria, Ikardi. Trajner: Mauricio Poçetino.

PSG

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *