VIDEO/ Me duar në xhepa ecën qetësisht, dalin pamjet e autorit që arratiset pak pas djegies së Ferrarit të Noizyt

video me duar ne xhepa ecen qetesisht dalin pamjet e autorit qe arratiset pak pas djegies se ferrarit te noizyt
video me duar ne xhepa ecen qetesisht dalin pamjet e autorit qe arratiset pak pas djegies se ferrarit te noizyt

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur autori i dyshuar i djegies së makinës së Noizyt largohet me qetësi nga vendi i ngjarjes.

Zjarrvënia u regjistrua pak ditë më parë, ndërsa sot është konfirmuar lajmi nga BalkanWeb. BW ka siguruar pamjet ku i riu Siar Konti, kishte udhëtuar nga Vlora drejt Durrësit për të kryer misionin e tij për të cilën thuhet se kishte marrë 2 mijë euro nga një tjetër këngëtar. Sapo i ka vënë zjarrin makinës luksoze me vlerë gati 300 mijë euro, ai është larguar i qetë, me duar në xhepat e xhupit, pa nxituar aspak.

Kamerat e bizneseve në rrugë kanë qenë ato që e kanë kapur mat të riun, i cili ndodhet tashmë pas hekurave ndërsa ka rrëfyer krimin. Ai në dëshminë e tij para policisë tha se ishte paguar nga këngëtari Kleviol Ahmetaj, i njohur me emrin e artit Cllevio, një kundërshtar i përbetuar i Noizyt me të cilin ka pasur disa konflikte.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts