VIDEO/ Merr fund pritja 20-vjeçare, Holanda përmbys Turqinë dhe “fluturon” në gjysmëfinale

video merr fund pritja 20 vjecare holanda permbys turqine dhe fluturon ne gjysmefinale



































Holanda prek gjysmëfinalet e Europianit pas plot 20 vitesh! Tulipanët e Ronald Kuman, mposhtën me përmbysje 2-1 Turqinë, duke siguruar kualifikimin e artë.

holandaa

Skuadra e Montelës gjeti e para golin e avantazhit me anë të Akajdin në minutën e 35-të. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1, ndërkohë që goli i De Vraj në minutën e 70-të dhe autogoli i Muldur në të 76-të, i siguruan fitoren Holandës.  

FT HOLANDË-TURQI 2-1

De Vraj 70′ , Muldur 76′ (autogol)/ Akajdin 35′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet ndeshja! 

90+1′ Pranë golit të barazimit Turqia, por portieri i Holandës, bën heroin duke i mohuar barazimin turqve. Vendimtare ndërhyrja e tij (VIDEO) 

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

85′ Turqia nuk dorëzohet dhe krijon një tjetër shans të artë për ta barazuar sfidën (VIDEO) 

76′ GOOOOOL HOLANDA 2-1/ Përmbysje e shpejtë e Holandës, shënon Kodi Gakpo, shpërthejnë në festë tulipanët (VIDEO)

70′ GOOOOL HOLANDA 1-1/ Vendoset baraspesha, shënon mbrojtësi De Vraj me kokë, pas harkimit të Depaj (VIDEO) 

69′ Shans për Holandën me Vegorst, por sulmuesi nuk gjuan në mënyrën më të mirë të mundshme. Topi shkon në goditje nga këndi. (VIDEO)

65′ Drithërima në portën e Holandës, Vegorst shpëton skuadrën nga pësimi i golit të dytë (VIDEO) 

64′ Tjetër ndëshkim me karton të verdhë te Holanda, kësaj here ishte radha e kapitenit Van Dajk.

55′ Gyler provon të realizojë një supergol nga goditja e dënimit, topi prek shtyllën dhe shkon jashtë (VIDEO)

54′ Ake është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Gyler.

51′ Rast i artë për Holandën, e pabesueshme çfarë humbet Depaj, pas asistit me kokë nga Vegorst (VIDEO) 

46′ Starton pjesa e dytë, Kuman kryen menjëherë zëvendësim duke hedhur në fushën e lojës Vegorst, në vend të Bergvajn.

Mbyllet pjesa e parë!

35′ GOOOOL TURQIA 0-1/ Zhbllokohet sfida, kombëtarja e Montelës, kalon në avantazh me mbrojtësin Akajdin! (VIDEO) 

33′ Këto minuta flasin për Turqinë, që po ushtron presion të vazhdueshëm në gjysmëfushën e Holandës, duke marrë frenat e lojës.

30′ Duel i vakët, ende asnjë gjuajtje e rrezikshme në kuadrat!

29′ Simons është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

21′ Goditjen e parë nga këndi e fiton Turqia, pas tentativës së Çalhanoglu, por ky moment kalon pa shumë rrezik në portën holandeze!

11′ Ozçan provon të surprizojë me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

10′ Ndizet sfida me sulme dhe kundërsulme nga të dyja skuadrat, por ende nuk janë regjistruar gjuajtje në kuadrat.

1′ Rastin e parë të rrezikshëm e krijon Holanda me Depaj, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

1′ Starton sfida, tifozët turq të shumtë në numër, kanë pushtuar stadiumin e Berlinit!

FORMACIONET ZYRTARE:

forma

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts