VIDEO/ Mesfushori i harruar nga Reja nuk ndalet së shënuari në Angli, vjen goli i 6 në 13 ndeshje












Anis Mehmeti është kthyer padyshim në një nga emrat më të lakuar në League One, kategorinë e tretë angleze. Mesfushori shqiptar i cili deri pak muaj më parë luante me përfaqësuesen Shpresa, vazhdon të shkëlqejë me ekipin e Uajkomb, duke gjetur rrjetën me vazhdimësi mbresëlënëse.

mehmeti

Kështu ka ndodhur dhe sot, teksa një gol i tij ka vulosur fitoren 3-1 ndaj Peterborou. Në minutën e 95-të të ndeshjes, kur kundërshtarët kishin dalë të gjithë në sulm në kërkim të barazimit, ai nisi dhe finalizoi në mënyrë të shkëlqyer kundërsulmin për ekipin e tij, duke çuar shifrat në 3-1 dhe siguruar tre pikët për skuadrën e Uajkomb.

Ky ishte goli i 6 i Mehmetit në këtë sezon në vetëm 13 ndeshje të luajtura, në të cilat ka dhënë edhe një asist. Një talent i cili meriton më shumë vëmendje edhe nga përfaqësuesja A ku trajneri Edi Reja deri tani ka vendosur të mos e grumbulloje asnjëherë lojtarin, edhe atëherë kur kishte mungesa të shumta në mesfushë apo po provonte lojtarë të rinj në miqësore.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *