VIDEO/ Mesi fton shokët e skuadrës në shtëpi, por ndodh e papritura. Mësoni prapaskenën pas finales së Kupës



2 javë më parë Barcelona mundi 0-4 Atletiko Bilbaon për të fituar Kupën e Mbretit në Spanjë.

mesi

Si duket, Mesi është gëzuar së tepërmi dhe ka vendosur të mbledhë shokët e ekipit së bashku me familjet në shtëpinë e tij për të festuar fitimin e Kupës. Në internet po qarkullon një video nga jashtë shtëpisë së Mesit ku dëgjohet një kor personash që bërtasin “Kampionë, Kampionë”.

Videoja ka bërë xhiron e rrjetit dhe tani Mesi mund të përballet me ndëshkim nga autoritetet spanjolle pasi në vendin iberik akoma është i ndaluar grumbullimi i më shumë se 6 personave për shkak të Covid-19.

Nuk ka ende një reagim zyrtar, por siç flitet në mediat spanjolle, autoritetet lokale mund të hapin shumë shpejt një hetim dhe kjo do të ishte në dëm të Barcelonës, pasi kampionati është në fazën më të nxehtë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *