VIDEO/ Milan fantastik, trondit Juven me 3 gola dhe mban gjallë ëndrrën për Champions



Milan fantastik! Skuadra e Stefano Pilit tronditi me rezultatin 0-3 Juventusin në Torino, në sfidën e vlefshme për javën e 35-të të Serisë A, duke mbajtur gjallë ëndrrën për Champions-in.

Milan 0-3

Kuqezinjtë zhbllokuan sfidën me anë të Brahim Diaz në minutën e 45+1, duke mbyllur fragmentin e parë të lojës me avantazhin e një goli. Në pjesën e dytë, Milani ka qenë dominues. Në minutën e 58-të, Kesi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Gjuajtja e tij u ndal nga portieri Shezni. Për golin e qetësisë mendoi Ante Rebiç në minutën e 78-të me një perlë nga distanca, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës.

Për të vulosur këtë triumf spektakolar mendoi mbrojtësi Tomori, i cili në minutën e 82-të, goditi saktë me kokë pas asistit të Çalhanoglu duke tundur rrjetën. Pas këtij suksesi, Milani u ngjit në vendin e 3-të në kuotën e 72 pikëve. Kuqezinjtë arritën të thyenin Juventusin në Torino pas plot 10 vitesh.

FT: JUVENTUS-MILAN 0-3

Brahim Diaz 45+1′ , Rebiç 78′ , Tomori 82′ 

KOMENTI:

Përfundon takimi!

82′ GOOOOOL MILANI 0-3/ “Çmenden” kuqezinjtë, shënon edhe mbrojtësi Tomori, duke kapitulluar përfundimisht Juventusin e Pirlos. 

78′ GOOOOL MILANI 0-2/ Perla e Ante Rebiç, kuqezinjtë e Piolit në avantazh të dyfishtë. Kroati i ka surprizuar të gjithë me një gjuajtje nga distanca, duke e dërguar topin në trekëndësh. 

58′ Kesi humbet penallti, pas prekjes së topit me dorë nga Kielini. Gjuajtja e mesfushorit u ndal nga portieri Shezni.

46′ Pranë golit Juventusi me Bentakur, i cili provon brenda zonës, zgjatet mjaft mirë portieri Donaruma, duke ndalur topin që po i drejtohej rrjetës. 

Stafi teknik dhe futbollistët e Juventusit pretenduan për prekje të topit me dorë nga ana e Diaz, por pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari Valeri e cilësoi të rregull golin. Pjesa e parë përfundon me rezultatin 0-1. 

45+1′ GOOOOOL MILANI 0-1/ Fantastik Brahim Diaz, i cili me një gjuajtje të kalibruar me të djathtën e ka dërguar topin në trekëndësh, duke kaluar në avantazh kuqezinjtë. 

36′ Rast i artë për Milanit, mbrojtësi Alek Sandro ka bërë heroin, duke i “djegur” një gol të sigurt Zllatan Ibrahimoviçit, pas asistit të Teo Hernandezit nga e majta.

FORMACIONET ZYRTARE:

JUVENTUS (4-4-2) Shezni; Kuadrado, De Ligt, Kielini, Aleks Sandro; Mekeni, Bentankur, Rabiot, Kieza; Morata, Kristiano Ronaldo. Trajner: Andrea Pirlo.

MILAN (4-2-3-1): Donaruma; Kalabria, Kjaer, Tomori, Teo Hernandez; Benaser, Kesi; Selemekers, Çalhanoglu, Brahim Diaz; Ibrahimoviç. Trajner: Stefano Pioli

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *