VIDEO/ Milani nuk zhgënjen para Juventusit, “thyen” Beneventon dhe merr vendin e dytë



Milani është rikthyer te fitorja ditën e sotme, teksa ka mposhtur në shtëpi Beneventon me rezultatin 2-0.

MILANI

Kuqezinjtë e Piolit u shfaqën dominues nga fillimi i ndeshjes, teksa gjetën golin e avantazhit që në minutën e 6-të, ku Çalhanoglu pas një aksioni model të nisur nga ai vetë, ia doli ta dërgojë topin në rrjetë.

PaS këtij rasti, vendasit kishin disa raste të tjera shënimi, por nuk ia dolën ta dërgojnë topin në rrjetë, kjo edhe për shkak të portierit Montipo, i cili sot ishte në ditën e tij më të mirë, duke bërë disa pritje vendimtare. Megjithatë në minutën e 60-të, u mposht edhe Montipo, i cili pasi i priti një gjuajtje të fortë Ibrahimoviçit, pa ta pësonte nga Teo Hernandez, i cili ishte në vendin e duhur, për ta dërguar topin ne rrjetë.

TEO HERNANDEZ

Deri në fund nuk ndryshoi rezultati, me Milanin që merr kështu një fitore shumë të rëndësishme, e cila i ngjit kuqezinjtë përkohësisht në vendin e dytë me 69 pikë, 1 pikë më shumë se Atalanta e vendit të tretë, që luan nesër ndaj Sasuolos.

Javën tjetër kuqezinjtë luajnë në transfertë ndaj Juventusit, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për objektivin Champions.

FT| MILAN-BENEVENTO 2-0

Çalhanoglu 6′, Teo 60′

FORMACIONET ZYRTARE:

MILAN

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *