VIDEO/ Milani “shkatërron” me 4 gola Kaljarin, Roma e Murinjos dhe e Kumbullës triumfojnë me “poker” ndaj Salernitanës










Milani ka arritur të triumfojë me “poker” ndaj Kaljarit me rezultatin 4-1 në stadiumin “San Siro” ku të gjitha golat u rezervuan në fraksionin e parë të lojës.

milan

Shifrat u hapën me një eurogol nga goditja e dënimit nga Sandro Tonali në minutën e 12′ të takimit. Më pas ishte Dejola ai që barazoi përkohësisht ndeshjen në minutën e 15′, dhe kuqezinjtë realizuan direkt pas 2 minutave me Brahim Diazin, ekzaktësisht në minutën e 17′. Ishte radha e Olivie Zhiru i cili realizoi një dopietë në minutat 24′ dhe 42′ me penallti.

Skuadra e Stefano Piolit ka arritur të korrë suksesin e dytë në kampionat teksa renditet në vendin e 4 në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Kaljari renditet në vendin e 14 në kuotën e 1 pike.

Ndeshja tjetër e orës 20:45 të Serisë A italiane, ishte Salernitana-Roma ku skuadra e Zhoze Murinjos ka fituar me “poker” 0-4 në transfertë.

Për verdhekuqtë e kryeqytetit kanë realizuar të gjithë në fraksionin e dytë të lojës, teksa autorët e golave ishin, Lorenco Pelegrini në minutën e 48′, Veretu në minutën e 52′, Tami Abraham në minutën e 69′ dhe sërish Lorenco Pelegrini në minutën e 79′ duke i vendosur kapakun kësaj sfide. Vlen të theksohet se Marash Kumbulla nuk është aktivizuar asnjë minutë në këtë ndeshje.

Verdhekuqtë e kryeqytetit arrijnë suksesin e dytë rradhazi në kampionat në po kaq ndeshje teksa renditet në vendin e dytë në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Salernitana renditet në vendin e 18 në kuotën e 0 pikëve.

SFIDAT E PËRFUNDUARA TË SERISË A –

FT | MILAN 4-1 KALJARI

Tonali 12′, Diaz 17′, Zhiru 24′, 42′ (p) / Dejola 15′

FT | SALERNITANA 0-4 ROMA

Pelegrini 48′, 79′, Veretu 52′, Abraham 69′

RENDITJA E SERISË A –

SER

Goli i Zhiru me penallti on Vidnews.

Goli i Zhiru on Vidnews.

Goli i Brahim Diaz on Vidnews.

Goli i Kaljarit on Vidnews.

Eurogoli i Tonalit on Vidnews.

FORMACIONET ZYRTARE –

mil 2

MILAN – (4-2-3-1): Manjo; Kalabria, Tomori, Kjaer, Teo Hernandez; Kruniç, Tonali, Salemakers, Brahim Diaz, Leao; Zhiru. Trajner: Stefano Pioli.

KALJARI – (3-5-2): Radunoviç; Çepiteli, Godin, Karboni; Nandez, Marin, Strotman, Dejola, Dalbert; Zhoao Pedro, Pavoleti. Trajner: Leonardo Sempliçi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com