VIDEO/ Milani shpërblehet në fund, “djajtë” ndahen në barazim. Ja rezultatet në Ligën e Europës

Janë mbyllur 4 ndeshjet e Ligës së Europës, të vlefshme për fazën e 1/8-ve.

Maguire.Manchester.United.Milan.2020.21.750x450

Përballja mes Mançester Junajtid dhe Milanit është mbyllur në barazim 1-1. Ishte një përballje spektakolare ajo në “Old Trafford”, e cila nisi menjëherë me raste. Kuqezinjtë e Pioli i shtangën vendasit, teksa shënuan dy herë brenda 10 minutave, fillimisht me Rafael Leaon dhe më pas me Kesi, por të dy golat u anuluan, i pari për pozicion jashtë loje dhe i dyti për prekje të topit me dorë.

Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol, teksa Dialo kaloi Junajtidin në avantazh në minutën e 50’, pas një asisti perfekt të Bruno Fernandesh. Pas kësaj kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe krijuan shumë, por goli i barazimit do të vinte në minutën e 92’, kur Kjaer shfrytëzon në maksimum një krosim nga goditja e këndit, për ta dërguar topin në rrjetë. Një rezultat pozitiv ky për Milanin që në ndeshjen e kthimit tashmë ka shumë mundësi për kualifikim.

Për sa i përket ndeshjeve të tjera, Ajaksi mposhti 3-0 Jan Bojsin, Vijareali triumfoi 0-2 ndaj Dinamo Kievit dhe Rejnxhërsi barazoi 1-1 ndaj Slavia Pragë.

REZULTATET:

Junajtid- Milan 1-1

Dialo 50’/ Kjaer 92′

Ajaks-Jan Bojs 3-0

Klasen 62′, Tadic 82′

Dinamo Kiev- Vijareal 0-2

Torres 30′, Albiol 52′

Slavia Pragë-Rejnxhërs 1-1

Stanciu 7’/ Helander 36′

PANORAMASPORT.AL

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *