VIDEO/ Mirel Josa debuton me fitore në stolin e Laçit, Guindo “fundos” Skënderbeun








Laçi ka arritur fitoren e dytë radhazi dhe e para për trajnerin kryeqytetas Mirel Josa i cili debuton me fitore në pankinën e kurbinasve kundër ish-skuadrës së tij, Skënderbeut.

bandicam 2021-10-30 13-43-00-090

Skuadra kurbinase ka triumfuar me shifrat 2-0 në shtëpi ndaj korçarëve ku heroi i takimit ishte Guindo, i cili ka realizuar një dopietë.

Goli i parë u realizua në minutën e 40′ falë një penalltie të fituar nga Regi Lushkja. Më pas goli i dytë u shënua në minutën e 65′ falë një pasi perfekt nga Ardit Deliu dhe Guindo u tregua i saktë përpara porte teksa dribloi dy kundërshtarët dhe tund rrjetën mjeshtërisht.

Me këtë fitore skuadra e Mirel Josës renditet në vendin e shtatë në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Skënderbeu “noton në ujëra të turbullta” teksa klasifikohet në vendin e fundit në kuotën e 3 pikëve.

FT | LAÇI 2-0 SKËNDERBEU

Guindo (p) 40′, 65′

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

90′ Arbitri i katërt akordon 4 minuta shtesë!

88′ Kurbinasit kryejnë sërish zëvendësime, largohen Mazrekaj dhe Ziko për Prenga dhe Bytyqi.

84′ Skënderbeu kryen zëvendësim, largohet Mensah për Nikaj

80′ Laçi kryen zëvendësim teksa largohet autori i dy golave Guindo për t’i bërë vend Harmon Van Dejv.

65′ GOOOOOOL LAÇI 2-0! Guindo dyfishon shifrat, teksa pas një pasi perfekt nga Ardit Deliu, sulmuesi i kurbinasve pas një driblimi godet dhe topi përfundon në fundin e rrjetës.

63′ Skënderbeu kryen dy zëvendësime teksa largohen Bismark dhe Moraes për Pusi dhe Vangjeli.

60′ Laçi provon disa herë tentativat në portë duke qenë rrezikshëm për skuadrën korçare.

54′ Zhan Viktor ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të rrezikshme ndaj kundërshtarit të tij.

51′ Karton i verdhë për Renato Malotën, pas kontaktit që kishte me Alfred Mensah në një aksion të rrezikshëm për korçarët.

46′ Nis pjesa e dytë! Skënderbeu shkelmon topin e parë të fraksionit të dytë të lojës.

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45+2′ Laçi provon rrezikshëm për dyfishimin e rezultatit, teksa Lushkja në afërsi të zonës së rreptësisë godet traversën. Një rast i mirë shënimi për kurbinasit.

45′ Arbitri i katërt akordon 6 minuta shtesë!

40′ GOOOOOOL LAÇI 1-0! Zhbllokohet takimi, Guindo kalon kurbinasit përpara me penallti, ku dërgon topin saktë në rrjetë.

37′ Penallti për skuadrën e Laçit! Regi Lushkja futet në zonë, por Moraesh e ndalon me një faull brenda në zonë. Hamiti e kontrrollon në VAR dhe konfirmohet penalltia.

34′ Vrapi dëmtohet pas një kontakti me Deliun, stafi mjekësor i Skënderbeut hyn në fushë për ta ndihmuar dhe loja vijon normalisht sepse Vrapi vijon sërish lojën.

33′ Laçi provon të shtojë ritmin e lojës teksa del rrezikshëm në disa raste shënimi.

22′ Zylfiu nuk ia del teksa ka dëmtuar dorën në një dyluftim me Marën, zëvendësi  i detyruar për Laçin ku futet në fushë Ademi.

14′ Regi Lushkja godet portën, por portieri Dajsinani ka pritur mjaft mirë.

4′ Zhan Viktor dhe Deliu përplasen së bashku, por asgjë serioze të dy lojtarët ngrihen dhe vazhdojnë lojën.

1′ Starton sfida! Laçi shkelmon topin e parë të këtij takimi.

FORMACIONET ZYRTARE –

LAÇI – Dajsinani; Roganoviç, Malota, Ignjatoviç; Shehu, Lushkja, Deliu, Ziko, Zulfiji, Guindo, Mazrekaj. Trajner: Mirel Josa.

SKËNDERBEU – Rexhepi; Vitija, Zhan Viktor, Sadriu, Meksi, Mara, Moraes, Dumfur, Vrapi, Mensah, Bismark. Trajner: Migen Memelli.

250268636_445248110298095_9132656446506855376_n

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *