Video/ Mjegulla ‘kaplon’ disa qytete në vend, ja akset ku drejtuesit e mjeteve apelohen për kujdes të shtuar

video mjegulla kaplon disa qytete ne vend ja akset ku drejtuesit e mjeteve apelohen per kujdes te shtuar
video mjegulla kaplon disa qytete ne vend ja akset ku drejtuesit e mjeteve apelohen per kujdes te shtuar

Mjegull e dendur në aksin Ura e Çerenecit – Maqellarë, pjesë e rrugës së Arbrit. Gazetari Enver Doçi raporton se segmenti i rrugës së Arbrit nga Ura e Çerenecit në Maqellarë është përfshirë nga një mjegull e dendur duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Që prej orëve të para të mëngjesit qarkullimi në këtë segment rrugor ka qenë i vështirë pasi drejtuesit e mjeteve janë përballur me fushëpamje të kufizuar. Drejtuesit e mjeteve janë këshilluar nga policia Rrugore të qarkullojnë me kujdes pasi mund të bëhen burim aksidentesh.

Ndërkohë po ashtu edhe mjegulla e dendur ka përfshirë edhe në aksin Tepelenë – Gjirokastër – Kakavijë.

Gazetarja Brikena Metaj raporton se për shkak të mjegullës, ka vështirësi qarkullimi. Mjegulla ka rënë prej mbrëmjes së djeshme duke pushtuar edhe të gjithë qytetin.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts