VIDEO/ Moment emocionues, shikoni çfarë bëjnë Xhaka dhe Shaqiri para duelit me Kosovën






Një moment emocionues u regjistrua para duelit special mes Zvicrës dhe Kosovës, ku protagonistë ishin 2 futbollistët shqiptarë që aktivizohen te kombëtarja helvete, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, që kanë përqafuar lojtarët e Kosovës një e nga një në tunelin para hyrjes në fushë.

277293545_1038725897019943_6631172523529763853_n-600x360-1-1

Për Xhakën kjo është ndeshja numër 100 me fanellën e Zvicrës, teksa mban dhe shiritin e kapitenit. Për sa i përket përballjes mes Zvicrës dhe Kosovës, ajo është cilësuar si një vëllazërore mes këtyre dy përfaqësueseve, për shkak edhe të numrit të madh të futbollistëve me origjinë kosovare që kanë luajtur me Zvicrën. Për më tepër shikoni momentin e përqafimit të Shaqirit dhe Xhakës me futbollistët e Kosovë:

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.