VIDEO/ Moment komik nga La Liga, Kasemiro i futet sparkatë gjyqtarit dhe e rrëzon në tokë










Një moment epik u regjistrua në ndeshjen e të shtunës mbrëma mes Betisit dhe Realit të Madridit, të vlefshme për javën e tretë të La Ligas.

Kasemiro2

Bëhet fjalë për minutën e 58-të të sfidës, ku portagonist ishte mesfushori brazilian Kasemiro, i cili ngatërroi gjyqtarin me kundërshtarin duke u futur sparkatë, teka arbitri i sfidës mbeti i shtrirë në tokë.

Një skenë tepër komike, që bëri xhiron e internetit, ky moment shkaktoi të qeshura nga lojtarët, teksa braziliani i zgjati dorën gjyqtarit i cili e mori me sportivitet këtë gjë, pasi ishte një ndërhyrje aksidentale dhe jo e ashpër.

Reali arriti të triumfonte në këtë përballje me rezultatin 0-1 falë golit të realizuar nga mbrojtësi Karvahal.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *