VIDEO/ Momente painiku në ndeshjen e Kategorisë së Parë, futbollisti transportohet në spital me ambulancë






Momente paniku në ndeshjen e vlefshme për “Play-Out”-in e  Kategorisë së Parë, mes Besëlidhjes dhe Orikun.

oRIKU

Në minutën e 71-të, futbollisti i skuadrës lezhjane, Përgjoni, në një përpjekje për të shënuar, pati një përplasje kokë më kokë me lojtarin e Orikut, Kongjini. Ky i fundit, pësoi një dëmtim serioz gjatë kësaj përplasje, teksa u transportua me autoambulancë për një kontroll të specializuar në Spitalin e Lezhës.

Ai u zëvendësua menjëherë nga Nurçe. Vlen të theksohet fakti se Besëlidhja arriti të triumfonte në këtë përballje me rezultatin 1-0, falë golit të realizuar nga Hajdari në minutën 90+5’.

Preng Gjikola – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *