VIDEO/ Momenti i sikletshëm, presidentin amerikan Biden nuk e mbajnë këmbët, rrëzohet teksa ngjit shkallët e avionit

SHBA

Dyshime mbi gjendjen shëndetësore të presidentit amerikan Joe Biden janë hedhur nga mediat amerikane pas videos së fundit që qarkullon në rrjet.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë 78 vjec është regjistruar së fundmi teksa rrëzohet 3 herë ndërsa ngjit shkallët e avionit presidenciale Air Force One, fatmirësisht pa pësuar lëndime.

Biden arrin të ngritet shpejt pas rrëzimit të parë, por pa i kaluar dy shkallë tjera i ndodh sërish. E sikur kjo të mos mjaftonte ai rrëzohet edhe për herë të tretë.

Ky moment i pakëndshëm ka ndodhur pak para nisjes për në Atlanta, ku presidenti amerikan pritet të takohet me komunitetin aziatik, pas të shtënave që ndodhën disa ditë më parë në disa qendra masazhi, ku humbën jetën tetë persona.

Por kjo nuk është hera e parë që Joe Biden “aksidentohet”. Disa muaj më parë përpara zgjedhjeve ai dëmtoi kaviljen ndërsa shëtiste.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *