VIDEO- “Momenti që të japim kontributin në Shqipëri”/ Basha mesazh për të rinjtë: Mos u largoni, e ardhmja është këtu! Po punojmë për anëtarësimin në BE



Me anë të një videomesazhi, kreu i PD, Lulzim Basha i bën thirrje të rinjve që të qëndrojnë këtu dhe të japin kontributin e tyre për një Shqipëri më të mirë.

“Ne shqiptarët jemi të suksesshëm kudo në botë. Është momenti të japim kontributin për vendin tonë”, shkruan Basha.

Ndërsa në videon e publikuar shfaqet një i ri, i cili kërkon te largohet, por kreu i PD i kërkon që të qëndrojë, pasi e ardhmja e tij është në Shqipëri.

“Prit pak! E di që gjendja e tanishme të bën të ikësh, ta kërkosh fatin tënd jashtë. Mos ik! E ardhmja jote është këtu. Ndryshimi po vjen! Ne do ta vlerësojmë potencialin tënd duke të të siguruar punë dhe pagë më të mirë, duke anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian. Për këtë po punojmë tani, siç punuam që ti të lëvizësh i lirë, pa viza. Dhe rrugëtimi ynë drejt Europës do të ecë përpara me votën tënde për ndryshim”, shprehet Basha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *