Video/ Mori kërcënim, momenti kur kryeministri Albin Kurti kthehet në shtëpinë e tij i rrethuar nga policia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kthyer në shtëpinë e tij pas raportimeve për kërcënim.

Në videon e publikuar nga mediat kosovare, shihet momenti kur Kurti kthehet në shtëpi, teksa kjo e fundit po mbrohet nga forca të shtuara sigurie.

Po ashtu, para shtëpisë së tij janë shtuar forcat e sigurisë.

Lajmi për kërcënim u konfirmua për mediat kosovare nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, ka thënë Kryeziu, duke shtuar më tej se “Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *