Pajtim Kasami mund të jetë “blerja” e bujshme e Kombëtares shqiptare. “Panorama Sport” zbuloi ekskluzivisht disa kohë më parë, së në qarqet sportive pranë ekipeve kombëtare, po diskutohet afrimi i mesfushorit 28-vjeçar, i cili mund të veshë fanellën kuqezi.
Kasami është duke kaluar një formë mjaft të mirë në kampionatin e Zvicrës, me fanellën e Bazelit. 28-vjeçari, realizoi edhe mbrëmjen e sotme, në përballjen ndaj Luganos, ku skuadra e tij arriti të triumfonte me rezultatin 2-0.
Ky ishte goli i 11-të në kampionat për shqiptarin, i cili gjithashtu ka dhënë dhe 3 asiste për shokët e skuadrës. Kasami u transferua në merkaton e verës nga skuadra e Sionit, te prestigjiozët e Bazelit, duk u shndërruar në një lider.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al