VIDEO / Murinjo nuk mban më: Fortnite është makth, lojtarët kalojnë natën duke e luajtur atë m**








Zhoze Murinjo e cilëson veten një trajner i cili ecën me kohë, Por teknologjia, sidomos ajo që mban zgjuar futbollistët e tij, nuk i pëlqen aspak. Në një intervistë të dhënë për kanalin e You Tube të Romës, tekniku ka shpërthyer në stilin e tij kundër videolojrave.

murinjo

I ngacmuar për lojën e njohur Fortnite, Murinjo nuk është kursyer aspak në komentin e tij, duke kujtuar se futbollistët e kishin gjetur si mënyrë argëtimi, por duke mos u përqendruar te ndeshjet që vinin më pas.

“Fortnite? Një makth. Futbollistët kalojnë gjithë natën duke luajtur atë m**. Dhe të nesërmen kanë ndeshje”, tha duke qeshur tekniku i verdhekuqve në një batutë e cila me siguri do të kthehet shumë shpejt në virale.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *