VIDEO/ Murinjo nuk ndryshon kurrë, merr të kuq në miqësore bashkë me 3 lojtarë










Zhoze Murinjo nuk ndryshon kurrë dhe bëhet gjithmonë protagonist, edhe kur bëhet fjalë për ndeshje miqësore. Tekniku portugez, sot ka qenë një nga protagonistët e sfidës që u luajt mes Betisit e Romës, pasi mbylli ndeshjen para kohe me karton të kuq, bashkë me 3 futbollistë të ekipit të tij.

murinjo

Kaosi nisi në minutën e 58 të sfidës, kur Betis shënoi golin e rezultatit 3-2 me anë të Moreno. Ky i fundit shtyu topin me dorë në rrjetë dhe kjo bëri që lojtarët e Romës të protestonin ashpër te gjyqtari. Me sa duket kapiteni Pelegrini e teproi me fjalët e tij dhe gjyqtari i ndeshjes i tregoi kartonin e kuq.

Në këtë situatë, Murinjo hyri në fushë për t’u përballur me gjyqtarin dhe pa t’i tregohej edhe atij një karton i kuq, duke e dërguar në tribunë për vazhdimin e ndeshjes e cila u tensionua pas kësaj situate. Në minutën e 65-të ishte Mançini ai i cili u ndëshkua me të kuq e në 78-in edhe Karsdorp, duk lënë skuadrën e Romës me 8 lojtraë. Nga kjo përfituan vendasit të cilët gjetën edhe dy herë rrjetën për të vulosur suksesin 5-2 në këtë miqësore ku rezultati kaloi në plan të dytë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *