VIDEO/ Murinjon e mund një ish-juventin, Lacio ngec në shtëpi





Roma e Zhoze Murinjos ka pësuar një humbje shokuese 3-2 ndaj Veronës në javën e 4-ët të Serisë A.

roma verona

Gjithçka nisi mirë për verdhekuqtë që kaluan të parët në avantazh me Pelegrinin. Por, Verona e nisi vrullshëm pjesën e dytë duke barazuar shifrat në minutën e 49-të të takimit me Barak. 5 minuta më vonë, Kaprari gjeti golin e avantazhit duke bërë që stadiumi të shpërthejë në festë.

Por Roma barazoi me anë të një autogoli të shkaktuar nga Iliç në minutën e 58-të. Në minutën e 63-të Faraoni realizoi një perlë nga jashtë zone, duke i dhënë avantazhin Veronës dhe ngeli i pandryshuar deri në fund. Murinjo mundet kështu nga një ish-juventin, Igor Tudor që mori drejtimin e veronezëve këtë javë, pas shkarkimit të Di Françeskos.

Skuadra tjetër e kryeqytetit, Lacio nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 me Kaljarin. Bardhekaltrit shënuan të parët me Imobilen, por Zhoao Pedro barazoi me të nisur pjesa e dytë.

Një ish ndëshkoi Lacion duke i dhënë golin e avantazhit Kaljarit. Keita Balde shfrytëzoi saktësisht një pasim të brazilianit Zhoao Pedro që ishte protagonist absolut në këtë ndeshje. Por 7 minuta nga fundit, skuadra e Sarrit barazoi shifrat me Kataldin duke marrë 1 pikë që e ngjit në vendin e 7-të në klasifikim.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *