VIDEO/ Myrto Uzuni mund i vetëm Prishtinën, beratasi shënon tripletë dhe kualifikon Ferencvaroshin








Prishtina pësoi disfatë dhe në sfidën e dytë me kampionët e Hungarisë, Ferencvaroshin, teksa këta të fundit triumfuan në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’ me rezultatin 1-3.

uzuni

Padyshim vendimtar në këtë ndeshje ishte sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni i cili realizoi tripletë. Beratasi ishte i pandalshëm në pjesën e dytë duke shënuar tre herë brenda 45 minutave. 25 vjeçari e mbajti premtimin e tij duke mos festuar në golat ndaj Prishtinës.

Goli i vetëm për bardheblutë u realizua nga Hoti. Prishtina eliminohet kështu nga Champions-i dhe do të vazhdojë aventurën në Ligën e Konferencës, ndërsa Ferencvaroshi dhe Uzuni vazhdojnë rrugën drejt Ligës së Kampionëve.

FT/ PRISHTINA-FERENCVAROSH 1-1

 67′ Hoti/ Uzuni 48′, 79′, 86′

Komenti Live

90′ Mbyllet sfida, Ferencvaroshi fiton dhe në Kosovë teksa sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni shkëlqen me tripletë në këtë ndeshje. 

86′ Gol Ferencvarosh 1-3/ I papërmbajtshëm Myrto Uzuni, shënon dhe golin e tretë dhe nokauton i vetëm Prishtinën.

79′ Gol Ferencvaroshi 1-2/ Spektakël i Myrto Uzunit, futbollisti beratas shpërthen bukur dhe realizon të dytin për hungarezët dhe të dytin personal.

77′ Bie ritmi i lojës, të dyja skuadrat përgjumen pas golit të barazimit të realizuar nga Hoti.

67′ Goool Prishtina 1-1/ Mendurim Hoti kërcen mbi të gjithë dhe shfrytëzon saktësisht një krosim të Shabanit duke gjetur golin e barazimit për Prishtinën.

56′ Rast i artë për Prishtinën, Kryeziu godet bukur në zonë por topi devijohet dhe përplaset në shtyllë.

48′ Gol Ferencvaroshi 0-1/ Myrto Uzuni shënon golin e avantazhit për hungarezët. Sulmuesi i Kombëtares godet saktë me të majtën duke dërguar topin me këmbëve të portierit.

46′ Starton pjesa e dytë!

45′ Mbyllet pjesa e parë! Një paraqitje mjaft e mirë nga skuadra e Prishtinës e cila arriti të gjejë dhe golin, por gjyqtari e anuloi golin për pozicion jashtë loje.

43′ Myrto Uzuni provon të realizojë nga një goditje e lirë, por topi përplaset në murin e Prishtinës dhe del në goditje nga këndi.

40′ Vazhdon Prishtina të dominojë sfidën, por mungon saktësia. Të pafat kryeqytetasit megjithatë po zhvillojnë paraqitje dinjitoze

30′ Prishtina më këmbëngulëse, por kryeqytetasit nuk arrijnë të gjejnë golin e avantazhit.

16′ Tjetër rast i artë për Prishtinën, pas një harkimi të Krasniqit nga e majta, Oto Xhon gjendet i vetëm përpara portierit por goditja e sulmuesit përfundon jashtë kuadratit të portës.

5′ Prishtina arrin të realizojë golin e parë të sfidës, por prekja e Oto Xhon është fatale dhe gjyqtari e anulon golin për pozicion jashtë loje.

3′ Provon rrezikshëm Prishtina me Oto Xhon, por mbrojtja hungareze e mirëvendosur largon menjëherë topin.

1′ Starton sfida! Ferencvaroshi luan topin e parë.

FORMACIONET ZYRTARE

pri

frc

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *