VIDEO/ Napoli e pëson në fund, një gol në minutën e 92-të e lë zyrtarisht jashtë Champions

video napoli e peson ne fund nje gol ne minuten e 92 te e le zyrtarisht jashte champions






























Napoli i këtij sezoni është hija e skuadrës që u shpall kampione nën drejtimin e Luçiano Spaletit dhe këtë e dekretojnë edhe rezultatet, të cilat thonë se ish-kampionët e Italisë në edicionin e ardhshëm nuk do të jenë as në Ligën e Kampioneve.

66393fb3705fb.r_d.1510-784-2373

“Zyrtarizimi” ka ardhur sot pas barazimit 1-1 ndaj Udinezes në ndeshjen e javës së 35-të të Serisë A. Pas një pjese të parë pa shumë emocione, Napoli gjeti avantazhin në fillimin e të dytës me Osimhen. Por kur dukej se napolitanët po merrnin tre pikët, erdhi goli në shtesë i Sakses, i cili vulosi barazimin 1-1.

Kësisoj, Napoli e ka të pamundur edhe matematikisht të sigurojë një vend mes 5 skuadrave të para që shkojnë në Ligën e Kampioneve dhe tashmë duhet të mendojë si të sigurojë biletën për një nga dy turnetë e tjerë europianë.

GOLI I OSIMHEN (VIDEO)

GOLI I SAKSES (VIDEO)

asdsadsadsadsa

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts