Faza ‘’Play-off’’ e Ligës së Europës rezervoi një përballje midis skuadrës daneze të Randersit dhe asaj të Gallatasarait.
Edhe pse ndeshja përfundoi në barazim 1-1, situata në shkallët e stadiumit ishte mjaft e tensionuar. Protagonistë ishin fansa vendas të Randersit që provokuan kundërshtarët e tyre, por e pësuan keq.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shikohet se si një grup tifozësh të Gallatasarait sulmojnë kundërshtarët e tyre duke i goditur keq. Rojet e sigurimit u gjendët të papërgatitur në këtë rast, por ndërhyrja e tyre e shpejtë shmangi një përplasje masive.
Ndeshja e kthimit do të luhet një javë më vonë dhe tifozët turq pritet të ‘’hakmerren’’ për këtë padrejtësi.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al