Milani ka shkëlqyer në testin e parë miqësorë në përgatitjet për sezonin e ri, duke mundur thellë 6-0 Pro Seston, që milion në Serinë C italiane.
Pioli hodhi formacionin më të mirë në fushë më lojtarët që ka momentalisht në përbërje me emra si Teo, Romanjoli, Tonali, Benaser e Leao. Në minutën e 19-të të takimit, mesfushori algjerian Benaser kaloi kuqezinjtë në avantazh me një diagonale të bukur nga e majta.
Goaaaaaaaaaaaaaaaaaaal Ismael Bennacer #milanprosesto#TeamDzpic.twitter.com/73uSZlDwDC
— Ishaq Chebli (@IshaqChebli) July 17, 2021
Vetëm 3 minuta më vonë, nga i njëjti pozicion Leao dyfishoi shifrat pas një asisti të Cesare Maldinit, djalit të legjendës Paolo Maldini. 7 minuta nga fundi i pjesës së parë, Kastijeho realizoi golin e tretë për Milanin me një gjuajtje të bukur nga jashtë zone.
Leao makes it 2-0 Milan.#MilanProSesto#ForzaMilan#SempreMilanpic.twitter.com/7JUP2r5BLK
— Talk Milan (@talkmilan1) July 17, 2021
Në pjesën e dytë, Fasolini shkaktoi autogol duke çuar në 4-0 rezultatin në favor të kuqezinjve. Në fundin e takimit Milani shënoi dhe dy herë me qendërmbrojtësin Kerkez pas dy asistëve të mrekullueshëm nga mesfushori i Italisë U21, Tomaso Pobega. Kuqezinjtë shkëlqejnë kështu në miqësoren e pare duke treguar formën e mirë të skuadrës dhe pse në mungesë të disa lojtarëve të rëndësishëm.
Is he the BEST winger in SERIE A? 🤔🇪🇸
YES in my book! ☑️In front of you – Samu “GOAT 🐐” Castillejo and his AMAZING ✨ shot!
Who needs Berardi? 😏#MilanProSesto #SempreMilan #ACMilan #ForzaMilan pic.twitter.com/GHBINyRx7D
— Mati (@mlody_em) July 17, 2021
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al