VIDEO/ Ndeshje e çmendur me 7 gola në La Liga! Papu Gomez bën heroin, Sevija futet në garë për titull



Një ndeshje spektakolare u zhvillu në “Estadio de Balaídos” të Vigos me Seltës dhe Sevijas, që përfundoi me rezultatin 3-4. Kunde hapi serinë e golave në minutën e 7-të, teksa Aspas përmbysi rezultatin në harkun kohor të 3 minutave (20’-23’).

 473e0ce3d0be6cfa9e1959789650b41bo2

Pjesa e parë prodhoi edhe 2 gola të tjerë, që mbajtën firmën e Fernandos dhe Mendez, duke bërë që 45 minutëshi i parë të mbyllej me rezultatin 3-2 në favor të vendasve. Në fragmentin e dytë të lojës, skuadra e Lopeteguit, arriti të mblidhte forcat, duke përmbysur rezultatin.

Rakitiç vendosi fillimisht baraspeshën në minutën e 60-të, teksa Papu Gomez bëri heroin, në të 76-tën, duke i dhuruar 3 pikë të arta Sevijas, që me këtë triumf hyri fuqishëm në luftën për titull. Bardhekuqtë renditen në vendin e katërt me 61 pikë, 6 më pak se kryesuesit e Atletiko Madridit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *