VIDEO/ Ndeshje katastrofike për Shkëndijën, kampionët e Sllovenisë e mposhtin me goleadë në Champions








Shkëndija e Tetovës, u shpartallua me rezultatin 5-0 në transfertë ndaj Murës, në sfidën e kthimit të vlefshme për raundin e parë të Ligës së Kampionëve.

Mura-Shkendija

Pas disfatës 0-1 në shtëpi në ndeshjen e parë, kuqezinjtë e drejtuar nga Ernest Gjoka, u shkërmoqën në përballjen e dytë ndaj kampionëve të Sllovenisë, duke zhgënjyer totalisht.

Goli në minutën e 25-të dhe kartoni i kuq i Krivak në të 42-tën, fiku përfundimisht skuadrën shqiptare që militon në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, teksa pjesa e dytë foli e gjitha për Murën. Pas këtij elimini të hidhur, Shkëndija, do të kalojë në raundin e dytë të Ligës së Konferencës ku do të përballet me Rigën.

FT: MURA-SHKËNDIJA 5-0

Bobiçanec 24′, Kouter 45+1′, Klepaç 55′,  87′ , Kous 64′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet ndeshja!

87′ GOL MURA 5-0/ Gafë e portierit Zahov, i cili i dhuron golin e pestë sllovenëve, Klepaç me portën e boshatisur nuk fal! 

74′ Sllovenët të pandalshëm, në kërkim të goleadës. Shtylla shpëton Shkëndijën nga pësimi i golit të pestë.

64′ GOL MURA 4-0/ Kësaj here ishte radha e kapitenit Kous! Zhgënjim i madh për tetovarët e Gjokës! 

59′ Zëvendësim i tretë te Shkëndija, largohet nga fusha Ibraimi, vendin e tij e merr Rubin Hebaj.

55′ GOL MURA 3-0/ Shkërmoqet Shkëndija, vendasit e Murës realizojnë edhe golin e tretë me anë të futbollistit Klepac, që përfiton nga përgjumja e mbrojtes duke realizuar.

49′ Shkëndija provon të rihapë sfidën duke provuar me anë të Nafiut, por pa sukses.

46′ Trajneri Gjoka kryen dy zëvendësime, largohen nga fusha Zejnullai dhe Igor në lojë Neziri dhe Nafiu.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë!

45+1′ GOL MURA 2-0/ Sllovenët dyfishojnë rezultatin me anë të numrit 10 Kouter. Topi fillimisht përplaset në traversë dhe përfundon në rrjetë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

42′ Shkëndija mbetet me 10 lojtarë! Krivak ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Revoltohet trajneri Gjoka që nuk është dakord me vendimin e gjyqtarit.

39′ Krivak është futbollisti i parë i ndëshkuar me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

30′ Pavarësisht golit të pësuar, Shkëndija nuk dorëzohet, teksa qëndron në sulm në kërkim të përmbysjes së rezultatit.

24′ GOL MURA 1-0/ Zhbllokohet sfida, vendasit kalojnë në avantazh me anë të futbollisti Bobiçanec, që me një gjuajtje të saktë, nga e majta, e dërgoi topin në cepin e portës! 

17′ Sërish rrezikshëm Shkëndija, kësaj here ishte Alimi, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri i Murës. Minuta mjaft të mira për skuadrën e Ernest Gjokës.

15′ Pranë golit Shkëndija me Doriev, tentativa e tij ka shkuar ngjitur me shtyllën e portierit Obradoviç. Shans i shkëlqyer për skuadrën tetovare.

6′ Pranë golit Mura me Klepaç, por gjuajtja e tij devijohet në këndore nga portieri Zahov.

3′ Shkëndija e nis në sulm ndeshjen, duke ushtruar presion në zonën e kampionëve të Sllovenisë që mbrohen mirë.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

Mura

Shkendija

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *