VIDEO / Ndizet atmosfera në ”Air Albania”, por tifozët nuk mbushin stadiumin






Stadiumi “Air Albania” ka filluar të mbushet për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë. Tifozët shqiptarë, ndonëse jo të shumtë në numër si në ndeshjet zyrtare të kuqezinjve, kanë filluar të mbushin shkallaret pak minuta para ndeshjes miqësore që luhet sot.

AIR ALBANIA

Pritet që këtë sfidë ta ndjekin rreth 7 mijë tifozë, të cilët duan të shohin në veprim Broja & Co. të cilët mungojnë para publikut kuqezi që nga muaji nëntor, në ndeshjet e fundit të kualifikuesve të Botërorit 2022.

Megjithatë, është shumë pak në krahasim me pritshmërinë që ka për grupin kuqezi, ndoshta edhe pwr faktin që tifozët i kanë cilësuar si të kripura biletat për këtë duel, me çmime që shkonin nga 500 lekë, në 12 mijë lekë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.