VIDEO/ Në Suedi digjet sërish Kurani, një grua që mban kryqin në dorë i vendos flakën librit të shenjtë

video ne suedi digjet serish kurani nje grua qe mban kryqin ne dore i vendos flaken librit te shenjte































Në Malmo të Suedisë, Kuranit iu vu zjarri sërish. Një grua që mbante një kryq në dorë dogji librin e shenjtë të myslimanëve dhe më pas shpalosi flamurin izraelit.

kurani

E gjithë kjo ndodhi tre ditë para fillimit të Eurovisionit, që do të mbahet në Suedi.

Para se të digjte, gruaja e hodhi Kuranin në rrugë, e shkelmoi dhe më pas e grisi nga brenda.

Pas kësaj, ajo, duke mbajtur një kryq, djeg Kuranin, merr flamurin palestinez, e shkel me këmbë bashkë me një burrë që valëvit flamurin izraelit dhe këndon këngën e përfaqësueses izraelite në garën e sivjetme të Eurovisionit.

Rreth 300 spektatorë dhe dhjetëra oficerë policie ishin në vendngjarje përpara djegies së Kuranit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts