VIDEO / Nga drithërimat e “You’ll never walk alone”, te golat e skocezëve. Presidenti Meta feston si një ultras i Sëlltikut në “Parajsë”








Pasditja e sotme ka qenë e veçantë për presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Ky i fundit ka qenë sot i pranishëm në ndeshjen e Ligës së Europës mes Sëlltikut dhe Ferencvarosh në stadiumin “Celtik Park” në Glasgou duke përjetuar si një tifoz i vërtetë këtë sfidë.

IM

Presidenti Meta njihet si një tifoz i skuadrës skoceze edhe nga vetë fansat e kësaj skuadre.

Ai ka postuar në rrjetet sociale video ku tifozët e shumtë kërkonin foto me të, ndërsa ka hedhur edhe pamje të ndeshjes së sotme, që nga momenti drithërues i “You’ll never walk alone”, te spektakli në fushë me golat e Sëlltikut që fitoi 2-0.

Edhe aty nuk mungonin përshëndetjet e përqafimet me tifozët e skuadrës skoceze të cilët iu gëzuan një pasdite të magjishme në impiantin që të gjithë tifozët e Sëlltikut e njohin me emrin “Parajsa”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *