Video/ Nga jahti luksoz te Lamborghini, goditet biznesmeni i fuqishëm italian me pasuri marramendëse, bashkëpunonte me shqiptarët

Anti-Mafia në Itali ka bërë një goditje të bujshme. Sipas mediave fqinje, është sekuestruar me urdhër nga Gjykata e L’Aquila dhe propozim nga Prokurori Publik lokal dhe DIA, pasuria e një sipërmarrësi nga L’Aquila në kuadrin e operacionit të koduar “Dama Bianca” kundër një organizate që merrej me trafikun e drogës.

Mësohet se ky aktivitet hetimor kishte zbuluar sesi biznesmeni nga L’Aquila kishte financuar organizatën kriminale duke garantuar mbështetje logjistike dhe transportin e drogës përmes mjeteve të tij, si dhe punësimin në mënyrë fiktive të disa bashkëpunëtorëve shqiptarë, në kompani të lidhura me të.

DIA, pasi kishte hetuar profilin e biznesmenit, kishte zbuluar edhe raste korrupsioni në dhënien e kontratave të porositura nga komuna e L’Aquila për rindërtimin pas tërmetit të vitit 2009 dhe demonstroi se si ai, me burime shumë modeste të të ardhurave të ligjshme, në fakt kishte një pasuri të konsiderueshme të cilën e kishte fshehur nëpërmjet regjistrimit fiktiv të të afërmve dhe të besuarve.

Konfiskimi që ndjek sekuestrimin e kryer në fillim të këtij viti, përfshin 32 prona në Abruzzo dhe në provincën e Teramos, tre automjete, ndër to edhe një Lamborghini “Gallardo”, një jaht luksoz si dhe vlera financiare prej afro 3 milionë eurosh.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *