VIDEO/ Nga rrëzimi i Rejas tek sherri masiv në mesfushë, shikoni momentet pikante nga miqësorja Uells-Shqipëri






Kombëtarja shqiptare nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola kundër Uellsit mesditën e sotme.

bandicam 2021-06-05 19-14-07-852

Sfida u luajt mes tensionit, për vetë faktin se uellsianët luajnë futboll tepër fizik dhe lojtarët tanë në disa situata nuk e mbajtën tension duke shfryrë në fushë. Dy ishin momentet më pikante të sfidës.

I pari në minutën e 58-të të takimit pas një dyluftimi të sulmuesit Manaj dhe mbrojtësit uellsian Dejvis, ky i fundit shtyu lushnjarin i cili u përplas me teknikun Edi Reja. Momenti i sikletshëm nuk u prit mirë pasi vetë tekniku Reja reagoi ashpër ndaj futbollistit kundërshtar.

Momenti tjetër ishte në minutën e 82-të të ndeshjes ku pas një faulli që mesfushorit shqiptar Qazim Laçi shpërtheu një sherr masiv ku protagonist u bë kapiteni Amir Abrashi.

Në tension u përfshin të dyja palët duke shtyrë një tjetrin, por situata u qetësua nga vetë gjyqtari i cili ndëshkoi Laçin me karton të verdhë pas faullit në mesfushë. Kujtojmë se në këtë ndeshje u dhanë 7 kartonë të verdhë, një numër i lart kartonësh për një ndeshje miqësore.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *