VIDEO- “Ngjarja e fundit e aeroportit ishte kambanë alarmi”/ Rama bisedon në telefon me kandidaten e Elbasanit: O zysha, ngela duke i rënë telefonit



Kryeministri Edi Rama publikoi në Facebook bisedën me kandidaten për deputete në Qarkun e Elbasanit, Evis Kushi, pas bisedave të zhvilluara ma kandidate në Tiranë dhe Durrës.

Gjatë bisedës, Rama dhe zonja Kushi u ndalën në shumë çështje të fushatës, ndërsa kandidatja socialiste tha se ngjarja e ndodhur në Rinas ishte një këmbanë alarmi për qytetarët e pavendosur.

Pjesë nga biseda

Rama: O zysha po ku je se ngela duke t’i ra telefonit? Ku je?

Kushi: Jam në terren, në fushatë, intensivisht.

Rama: Si shkojnë punët?

Kushi: Në Elbasan shumë mirë, jemi cdo ditë në takime me gra, vajza, të rinj, pensionistë. Situata duket mirë, Elbasani mezi po pret ditën e votimit. Kam besim që rezultati do jetë shumë kuptimplotë këtë herë. Ndihet optimizmi, fryma dhe mbështetja.

Rama: Edhe unë këtë ndjesi kam. Sondazhet janë fantastike në Elbasan, problemi është që nuk duhet me u marr me sondazhet, por me njerëzit.

Kushi: Ne jemi çdo ditë me njerëzit. Ndonjëherë e kemi të vështirë se shumë njerëz duan të na bashkohen në takime. Dhe kur u trokasim në dyer, gjithmonë të gatshëm. Edhe tek të djathtët, na hapin derën, na përgjigjen.

Rama: Çfarë thonë?

Kushi: Një pjesë janë larguar dhe prej atyre. Pjesa tjetër diskutojnë, kërkojnë. Njerëzit e shprehin që duan që puna të vazhdojë, jo të kthehet mbrapa dhe sidomos kjo ngjarja e fundit e aeroportit ishte kambanë alarmi dhe për të lëkundurit. Ka shkaktuar shumë pakënaqësi ajo ngjarje.

Rama: Ajo ishte çmenduri e vërtetë por njerëzit duhet ta kenë parasysh që janë po ata, nuk është puna se ndryshon koha.

Kushi: Qytetarët presin projekte të reja, sidomos projektin e lagjes Kala.

Rama: Do ta bëjmë patjetër se kemi dhe ministren e arsimit nga Kalaja, nuk kemi ku luajmë. Më ke nxirë jetën me atë Kala. Nuk kemi pasur mundësi t’i bëjmë të gjitha për një herë.

Kushi: Më thonë që mirë do ishte të zgjatej ora policore deri në 9 ose në 10 sidomos për muajin e Ramazanit. Komiteti i Ekspertëve është mirë ta shohin pak.

Rama: Atyre nuk u flitet kollaj. Një kërkesë me arsyetim nëse bëhet kjo e kemi bërë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *