VIDEO / Ngjarjet që tërbuan edhe Brdariç, Vllaznia e pëson me një gjobë të majme nga UEFA










Klubi i Vllaznisë ka marrë sot një shuplakë të rëndë nga UEFA, pasi ka mësuar se është ndëshkuar financiarisht nga organizata ndërkombëtare për sjelljen e gabuar të tifozëve të saj në ndeshjen kundër AEL të Qipros në Ligën e Konferencës.

shishe

Në ndeshjen e turit të dytë, në “Loro Boriçi”, tifozët në stadium filluan të gjuanin me shishe në fund të sfidës lojtarët kundërshtarë, duke goditur një prej tyre. Ngjarje të pahijshme të cilat tërbuan edhe trajnerin Thomas Brdariç, i cili iu kthye tifozëve duke i kritikuar.

Një situatë që nuk i ka shpëtuar delegatit të UEFA-s i cili ka shënuar çdo gjë dhe ka relatuar çështjen në komisionet disiplinore të UEFA-s. Sot, Vllaznia ka marrë njoftimin se është ndëshkuar me një gjobë prej 27500 eurosh për ngjarjet në këtë sfidë.

Ajo është dënuar me 19600 euro për hedhjen e objekteve në fushë nga tifozët e saj, si dhe me 8 mijë euro pasi janë bllokuar gjatë ndeshjes shkallët që lejonin daljen e tifozëve në fushë në rast emergjence.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *