VIDEO/ Nipi i Sokol Kushtës çmend Greqinë, shënon golin e vitit në Ligën e Dytë helene

Një supergol i sulmuesit shqiptar, Kristian Kushta, po bën xhiron e mediave në Greqi. Kryevepra e 23-vjeçarit me një gol alla-Ibrahimoviç në një ndeshje të vlefshmë për Ligën e Dytë greke vetëm një ditë më parë, po vlerësohet që tani nga mediat helene si goli më i bukur i vitit.

Nipi i Kushtes

Pas një krosimi nga krahu i djathtë, Kushta kontrollon topin me gjoks, e më pas me një roveshatë përfektë realizon një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 20-të të ndeshjes Karaiskakis-OF Ierapetra. Vlonjati luan me këtë të fundit gjatë këtij sezoni, ndërsa takimi përfundoi 2-3 për skuadrën e tij dhe Kushta u bë autor i dy golave.

Video e gotit të barazimit të përkohshëm tashmë është objekt diskutimi në çdo media në Greqi. Madje, këto të fundit nuk harrojnë të kujtojnë edhe Sokol Kushtën, pasi Kristiani është nipi i legjendës vlonjate. Qendërsulmuesi 23-vjeçar është prodhim i akademisë së PAOK-ut, por me selanikasit nuk arriti të luante në elitën e futbollit grek.

Nipi i Kushtes 2

Ai është nën kontratë me PAOK-un që prej vitit 2016, por çdo sezon është huazuar. Fillimisht luajti në Sllovaki te Zemplin Mihalovce dhe Slavoj Trebishov, ndërsa më pas u rikthye në Greqi për t’u aktivizuar në ekipet e Ligës së Dytë si Aiginiakos, Karaiskakis dhe së fundmi OF Ierapetra.

Nipi i Sokol Kushtes

PANORAMASPORT.AL

Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *