VIDEO / Një 17-vjeçar ndalon vrullin e Vllaznisë, Dinamo i jep fund serisë së humbjeve









Dinamo ka ndalur sot Vllazninë në një barazim 0-0, duke i dhënë fund serisë prej 3 humbjesh radhazi e duke frenuar shkodranët të cilët po ecnin me hapin e kreut.

VLLAZNIA DINAMO

Në pjesën e parë të sfidës, Dinamo ishte më ngulmuese dhe iu afrua disa herë portës së shkodranëve, të cilët ishin të përgjumur në prapavijë, por edhe në sulm. Skuadra e Brdariç u shfaq rrallëherë para portierit të ri Simoni, ndërsa ky i fundit bëri disa dalje të sigurta për të mos lejuar rreziqe para katërkëndorit.

Por në pjesën e dytë ai tregoi të gjithë vlerat e tij duke ndalur tentativat radhazi para portës nga kuqeblutë. Simoni priti gjuajtjet e Aralica dhe Mustedanagiç, duke mbajtur të paprekur katërkëndorin e tij e duke ndihmuar Dinamon të dilte nga kriza me një barazim ndaj një prej skuadrave më të forta të sezonit.

DINAMO-VLLAZNIA 0-0

MINUTË PAS MINUTE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me barazimin pa gola.

90’+3’ Gurishta ka mundësinë të gjuajë në portë në krahun e djathtë por gabion tërësisht shënjestër.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

89’ Mustedanagiç gjuan nga distanca por Simoni është i pakalueshëm dhe pret në mënyrë të shkëlqyer.

89’ Vllaznia e hedhur plotësisht drejt sulmit në minutat e fundit.

86’ Mustedanagiç hyn në fushë në vend të Da Silva të shkodranët, ndërsa Çinedu merr vendin e Bardhit te Dinamo.

82’ Pas një goditje nga këndi, Çoba gjuan me kokë por sfera përfundon jashtë, ngjitur me shtyllën në të majtë të Simonit.

82’ Zëvendësim i dyfishtë te blutë. Maliqi i lë vendin në fushë Samake, ndërsa Gjata aktivizohet në vend të Imamit.

80’ Çoba merr vendin e Aralica në fushën e lojës.

81’ Sofranac ndërhyn në momentin e fundit duke i hequr topin nga këmbët Latifit i cili ishte nisur drejt portës.

76’ Simoni bën mrekullinë përballë Aralica. Pas një harkimi nga e majta, sulmuesi gjuan me kokë pak hapa larg portës, por gardiani devijon mbi katërkëndor.

75’ Vjen edhe rreziku i parë për portën e Dinamos. Pas një goditje këndi, Adili ul topin për Gjurgjeviç i cili gjuan, por gjen vetëm rrjetën e jashtme/

71’ Asnjë thumbim në këto minuta nga të dy skuadrat, të cilat duket se kanë më shumë frikë të mos gabojnë sesa të rrezikojnë për të shënuar.

65’ Dianje kalon dy lojtarë në krahun e djathtë dhe lëshon harkim drejt qendrës, Simoni pret në pozicion.

64’ Mihana i lë vendin Skukës në fushën e lojës.

63’ Top i gjatë në të djathtë për Aralica, del SImoni i cili me kokë largon sferën në anësore.

55’ Shkodranët kërkojnë penallti. Pas një goditje dënimi, Maliqi prek topin me dorë në zonë, por gjyqtaria Hamiti bën shenjë që loja të vazhdojë.

55’ Vllaznia bën lëvizjen e parë me largimin e Hoxhajt duke aktivizuar Gjurgjeviç.

51’ Presing i lartë i Vllaznisë në këto minuta të parë në pjesën e dytë. Por asnjë rast për t’u shënuar deri tani për kuqeblutë.

46’ Rifillon ndeshja pa ndryshime në radhët e dy ekipeve.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 0-0

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

45’ Karton i verdhë për Gurishtën pas një faulli ndaj Mihanës. DInamovitët kërkojnë të kuq për faullin e mbrojtësit.

42′ E pëson edhe Sofranac, për ndërhyrje të gabuar kundër Aralica.

41’ Kartoni i parë i verdhë i ndeshjes i përket Siljanovskit për një faull ndaj Hoxhajt.

35’ Shumë gabime në mesfushë në këto minuta, me skuadrat të cilat nuk arrijnë të krijojnë rrezikshmëri.

29’ Bardhi shpërthen përsëri në krahun e djathtë. Pasimi i tij në qendër gjen Mihanën i cili mundohet të mashtrojë Zogoviç me një devijim me finte, por gardiani është i vëmendshëm.

27’ Pasim i gabuar mbrapa i Imamit, Simoni del dhe shpëton katërkëndorin e tij.

25’ Bardhi nga e djathta pason në qendër dhe Dianje rrezikon autogolin me devijimin e tij, duke ccuar topin jashtë.

24’ Aksion i bukur me shumë pasime i Dinamos, me Sidibe i cili detyron Gurishtën të largojë në këndore një harkim të rrezikshëm drejt Mihanës.

17’ Gjuajtje e fortë e Hoxhajt nga jashtë zonës, Simoni kontrollon diagonalen e sulmuesit të shkodranëve.

12’ Mundësi e artë për shënim për Dinamon. Ibraimi jep një pasim të shkëlqyer për Demirin i cili është i vetëm para Zogoviç, Por mesfushori lëshon një gjuajtje shumë të fortë e cila fluturon mbi traversë.

10’ Kuqeblutë nisin një kundërsulm të shpejtë me Aralica i cili arrin deri në kufijtë e zonës kundërshtare, por ndalet aty nga Sofranac me një ndërhyrje vendimtare.

8’ Vllaznia provon të bëjë lojën me pasime të shumta, duke kërkuar sidomos harkimet nga krahët, por për prapavija e bluve nuk lejon hapësira.

3’ Aksion i shpejtë i Bardhit në krahun e djathtë, gjuajtja e tij diagonale është e gabuar dhe sfera përfundon jashtë.

1’ Nis takimi në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

Dinamo: Simoni, Maliqi, Sofranac, Imami, Isaevski, Siljanovski, Sidibe, Demiri, Bardhi, Ibraimi, Mihana
Trajner: Bledi Shkëmbi

Vllaznia: Zogoviç; Gurishta, Dianje, Adili, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Latifi, Da Silva, Hoxhaj, Aralica
Trajner: Thomas Brdariç

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.