VIDEO/ Një autogol nderon Francën ndaj Austrisë, dëmtimi i Mbapesë fut në ankth “Gjelat”

video nje autogol nderon francen ndaj austrise demtimi i mbapese fut ne ankth gjelat

































Fitore me shumë vuajtje, por edhe me fat e Francës përballë Austrisë në ndeshjen e dytë në Grupin D. Një autogol i Vober në minutën e 38-të, pas depërtimit të Kylian Mbapesë nga e djathta, vendosi fatin e një ndeshjeje mjaft të luftuar në “Arenën e Dusseldorfit”, ku ndoshta austriakët meritonin diçka më shumë.

lcimg-1b0f8eac-b375-4b09-b1ba-e1f48ae82b5d

Francezët vijnë në këtë ndeshje si favoritët kryesorë për fitimin e trofeut të madh, dhe duhet ta vërtetojnë këtë gjë pikërisht duke mundur në fillim ekipin austriak sonte. Mbape si kapiteni i “Gjelave” është mëse i karikuar për të treguar vlerat e tij dhe për të lënë shenjë në futbollin europian, para se të kalojë te ekipi i tij i ri, Real Madrid.

Nga ana tjetër është Austria, që nuk ka një histori të pasur në kampionatet europiane. Edicionin e fundit ata u eliminuan nga Italia, që më pas shkoi deri në finale dhe fitoi trofeun.

Si të mos mjaftonte kjo vuajtje, francezët janë në ankth edhe për gjendjen e Kilian Mbape, i cili la fushën e lojës i gjakosur, pas një ndërhyrje të rrezikshme që mori në hundë 

 bandicam-2024-06-17-22-44-03-310-665x490

Gjithsesi, Franca me këtë fitore i bashkohet Holandën në kuotën e tri pikëve në krye të Grupit D. Në ndeshjen e radhës të dy këto kombëtare do të përballen së bashku.

AUSTRI-FRANCË 0-1

38′ Autogol Vober

NGJARJET KRYESORE 

Mbyllet sfida! 

90′ Franca kryen dy zëvendësimet e fundit, largohen Mbape dhe Grizman në fushë Zhiru dhe Fofana.

86′ Momente paniku për Mbape, ylli i Francës gjakoset pas një përplasje në supin e mbrojtësit Danso. (VIDEO) 

84′ Ndëshkohet edhe Limer për ndëhyrje të gabuar ndaj Mbape.

82′ Raste flagrante për Francën me Turam, Mbape dhe Kolo Muani, por shënjestra nuk është ajo e duhura.

80′ Baumgartner është i ndëshkuari i tretë i sfidës për Austrinë.

71′ Dy zëvendësime te Franca, largohen Dembele dhe Rabio, në fushë Kolo Muani dhe Kamavinga.

65′ Minuta të mira për Francën, që është hedhur në sulm në kërkim të golit të dytë.

56′ Dembele është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.

55′ Mbape shpërdoron një rast flagrant, i vetëm përballë portierit pas një shpërthimi fantastik, ylli i Francës ka gjuajtur jashtë kuadratit. Nuk iu besojnë syve te “Gjelat”. (VIDEO) 

48′ Grizman përfundon me kokë të fashuar pas një përplasje në fushë.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+1′ Mbyllet pjesa e parë në Dyseldorf.

45′ Gjyqtari akordon 1 minut shtesë.

43′ Duele të shumta në mesfushë, skuadrat nuk po kordinohen dot.

38′ GOOOOOOOOOOOOOL FRANCA! Mbape shkëputet bukur në fundoren e krahut të djathtë dhe kroson në zonë. Topi i krosuar prek aksidentalisht mbrojtësin Vober dhe devijohet në rrjetë. (VIDEO)

36′ Austriakët nuk u besojnë syve, humbasin shansin e artë. Sabitzer shërben një top për Baumgartner, me këtë të fundit që del përballë Menjo, me portierin francez që bën heroin dhe shpëton “Gjelat”. (VIDEO)

33′ Mvene ndëshkohet me karton të verdhë.

30′ Francezët më kërkues, por austriakë i kanë marrë masat mirë.

24′ Teo Hernandez i drejtohet me shpejtësi zonës por ngatërrohet me këmbët e veta dhe rrëzohet.

19′ Grizman lirohet bukur nga krahu i djathtë dhe depërton në qendër të zonës, provon goditjen por bllokohet nga mbrojtja austriake dhe topi shkon në goditje këndi.

17′ Grizman kroson në zonë nga goditja e dënimit, me topin që shkon drejtëpërdrejtë në duart e portierit Penz.

16′ Dembele driblon bukur nga krahu i djathtë dhe i drejtohet zonës duke detyruar Vober t’i shkaktojë faull dhe të ndëshkohet me karton të verdhe.

13′ Teo Hernandez merr krahun e majtë dhe shkon deri në fundore, gjuan një diagonale por nuk ka shënjestrën e portës. (VIDEO)

8′ Mbape shpërthen nga krahu i majtë dhe i drejtohet zonës, godet tokazi por gjuajtja pritet nga prtieri austriak. (VIDEO)

5′ Grizman provon edhe njëherë krosimin me zonë por gjen atje Danson që largon topin.

4′ Austriakët shkaktojnë një tjetër faull afër zonës, këtë radhë në dëm të Teo Hernandezit.

3′ Grizman kroson nga goditja e dënimit, me topin që largohet ga mbrojtja austriake.

2′ Austriakët tëashpër që në minutat e para, i shkaktojnë faull Mbapesë.

1′ Starton takimi në Dyseldorf.

FORMACIONET ZYRTARE

AUSTRIA (4-2-3-1): Pentz; Mvene, Vober, Danso, Posh; Sabitzer, Seivald; Grillitsh, Baumgartner, Laimer; Gregoritsh | Trajner: Ralf Ragnik

FRANCA (4-3-3): Menja; Kunde, Upamekano, Saliba, Hernandez; Grizman, Kante, Rabiot; Dembele, Mbape, Turam | Trajner: Didier Deshamp

Capture43

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts