VIDEO/ Një ditë para mbajtjes së Kongresit të PS, Rama mbledh ministrat dhe deputetët









Një ditë para mbajtjes së Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim informal me disa prej ministrave të kabinetit të tij dhe deputetë të PS-së tek “Vila 30” .

Mësohet se takimet e tjera për organizimin e Kongresit kreu i qeverisë pritet ti organizojë në zyrën e tij në Kryeministri, ndëkohë që burime bëjnë me dije se tashme Rama e ka shndërruar ne ritual kafen e mengjesit në zonën e ish-Bllokut.

Dy ditë më parë, Kryeministri në fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, dha detaje për Kongresin që këtë herë tha se do te jete ndryshe.

Rama deklaroi se sesioni i pare i Kongresit do te jete i hapur per grupet e interesit, ndërsa do të ketë edhe panele jashtë ambienteve të Pallatit te Kongreseve.

Edi Rama: Pas pak ditësh do të mblidhemi në Kongresin e PS dhe nuk e pamë të udhës që të angazhonim dy herë brenda 2-3 ditësh të gjithë ju për të bërë lëvizje dhe për të kaluar një pjesë të madhe të kohës këtu në Tiranë. Ky format është edhe shumë i favorshëm që secili të japë kontribut nëse kanë diçka për të dhënë për kongresin dhe njëri prej sesioneve do të jetë i dedikuar për anëtarësinë e kongresit. Kongresi këtë herë do të jetë krejt ndryshe nga herët e tjera, pasi do të jetë një kongres, në pjesën e parë i hapur për grupet e interesit. Në një numër panelesh të shtrira jashtë sallës së kongreseve qoftë në pjesën përpara saj qoftë në bulevard qoftë te sheshi “Nënë Tereza” apo sheshi Italia.

SFIDA

Kreu i qeverisë siguroi se PS-ja do të vazhdojë vetëreformimin, sipas të cilit sfida më e madhe është forcimi i marrëdhënieve mes përfaqësuesve të popullit, me vetë popullin. Rama shprehu bindjen se PS-ja do të fitojë nëse do të vijojë të jetë opozitë e vetvetes.

“Do të kalojmë në sesionin tjetër ku përveç fjalës sime si zakonisht do të ketë fokus në disa drejtime të rëndësishme, do të flasim për Këshillimin Kombëtar, rezultatet që do të publikohen nga qeveria nesër. Çështja e angazhimit politik si një çështje shumë e madhe sot, e këndvështrimit shoqëror dhe politikës, duke pasur parasysh domosdoshmërinë e një hapje të vazhdueshme të politikës për të tjerët, natyrisht për të rinjtë, por edhe për forca të tjera të shoqërisë. Këtu sfidën e madhe të kësaj partie që mendoj do ta fitojë, nëse do të jetë opozitë e vetvetes në sensin më të mirë të fjalës dhe do të ecë me ritmin e një vetëreformimi organik, pa pritur që të tjerë të vënë në pah nevojën për reformim.

Po ashtu, është pjesa që ka të bëjë me sfidat e procesit legjislativ dhe sfida më e madhe e pazgjidhur e një marrëdhënie të re organike mes përfaqësuesve të zgjedhur nga njerëzit dhe zgjedhësit e tyre. Po ashtu, të gjithë sekretarët do të raportojnë përpara Kongresit”, deklaroi Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.