VIDEO/ Një javë para zgjedhjeve, Basha dhe Kryemadhi shfaqen bashkë në Kombinat! Kreu i PD: Rama, problemi i Shqipërisë! S’mund të jetë kurrë pjesë e Koalicionit për Ndryshim



Një javë para zgjedhjeve të 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi janë shfaqur bashkë në një takim me banorët e dëmtuar nga tërmeti në Kombinat. Mesazhi që përcollën Basha dhe Kryemadhi ishte që ata do të vazhdojnë të jenë bashkë dhe do të qeverisin bashkë.

Basha i ktheu një përgjigje përfundimtare kryeministrit Rama se nuk do të ketë bashkëpunim me të dhe se koalicion do të bëjë me LSI. Kryedemokrati theksoi se Rama është problemi i Shqipërisë dhe ai s’mund të jetë kurrë pjesë e Koalicionit për Ndryshim.

“Për ne rindërtimi do të kalojë në 3 faza. Vlerësimi i çdo ankese me transparencë, vlerësim real i dëmit, kompensim dhe rindërtim pa asnjë pengesë dhe duke eliminuar të gjitha procedurat burokratike dhe korruptive të këtyre kohëve, të cilat i mbajtën dy dimra mijëra familje në çadra. Por njësoj kudo ku kemi qenë nëpër Shqipëri etja për ndryshim ndihet anembanë dhe shikohet në fytyrat e të gjithëve, të nënave, të rinisë që është mbledhur këtu. Shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë për ndryshim dhe ne jemi të vendosur që votën më 25 prill për ndryshimin ta kthejmë në një qeverisje të shpresës, në një qeverisje të njerëzve, në një qeverisje të zgjidhjeve.

Me siguri ju ka rënë në sy edhe ju që edhe Edi Rama e ka kuptuar, e ka mësuar tani që me 25 prill ai humb dhe Shqipëria fiton dhe tani po përpiqet të hapë një deriçkë dhe kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes që do të formojmë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Koalicioni për ndryshim do të bëjë koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim me qëllim për t’i dhënë vendit një qeverisje të ndryshimit, një qeverisje të shpresës, një qeverisje e cila do të hapë rrugën për Shqipërinë në Europë, duke hapur brenda 100 ditëve të para negociatat. Një qeverisje e cila do të kthejë besimin tek ekonomia, tek punësimi dhe tek mirëqenia. Ndaj, le të vazhdojmë së bashku këto 7 ditë që kanë mbetur, maratonën e shqiptarëve të bashkuar për ndryshim sepse me 25 prill Rama humb, Shqipëria Fiton”, tha Basha. 

Bashkëpunimin e konfirmoi edhe kryetarja e LSI, e cila tha: “Jo pa qëllim jemi këtu në Kombinat sepse këtu ku Edi Rama kërkon të grabisë shtëpitë tuaj, jemi të dy bashkë, edhe pse kemi dy vjet që nuk ndahemi, erdhëm këtu sepse këtu fillon shtëpia e shqiptarëve. Fronti opozitar,  që është fronti shqiptar mendon për familjet tuaja. Ne jemi në shtëpitë tuaja sepse ai po rindërton vetëm xhepat e tij.  Ne jemi bashkë për ti thënë të gjithë shqiptareve që ne jemi një.”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *