VIDEO/ Një supergol “thyen” Laçin, Dejvi Bregu i jep Teutës kryesimin e kampionatit



Mjafton një supergol i Dejvi Bregut, Teuta i jep fund serisë së 3 barazimeve radhazi, dhe rikthehet te fitorja, duke mposhtur minimalisht Laçin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Kategorinë Superiore.

169062630_3854396967988804_7149528440473066286_n

Durrsakët e nisën mirë ndeshjen, teksa dominuan gjatë gjithë pjesës së parë, duke krijuar disa raste për shënim, por pa sukses, për të gjetur golin. Pjesa e dytë nisi ashtu siç u mbyll e para, me skuadrën e Martinit më kërkuese.

Pas tentativave të shumta, durrsakët u shpërblyen në minutën e 76’, kur Dejvi Bregu në një aksion ku gjithçka e krijoi vetë, ia del t’i driblojë të gjithë që i dolën përpara, për të gjuajtur më pas, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës. Me këtë rezultat u mbyll ndeshja, me Teutën që merr vendin e parë, në kuotë të barabartë pikësh me Vllazninë.

bandicam 2021-04-03 17-58-02-252

FT| Teuta-Laçi 1-0

Bregu 76′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

Akorodohen 4 minuta shetsë!

90’ Zëvendësimi i parë për Teutën! Largohet nga fusha e lojës, autori i golit Dejvi Bregu, për t’i lënë vendin Erando Karabecit.

82’ Zëvendësim i dyfishtë te Laçi! Largohen nga fusha e lojës Shehu dhe Deliu, për t’i lënë vendin Xhixhës dhe Bytyqit.

76’ GOOOOOOL TEUTA 1-0/ Fantastik Dejvi Bregu, i cili futet në zonë, i driblon të gjithë, dhe me një gjuajtje të bukur me te djathtën e ndal në fundin e rrjetës topin.

65’ Mundësia më e mirë në ndeshje për Laçin! Mazrekaj futet bukur në zonë pas një topi të marrë nga Lushkja, por në momentin e fundit gjuan në mes të portës, aty ku

59’ Pretendojnë përsëri për penallti te Teuta, teksa Xhekson pas një ndërhyrje të Markut, rrëzohet në zonë dhe kërkon penallti, por nuk është i këtij mendimi arbitri Hamiti.

57’ Tjetër mundësi e mirë për Teutën, me Lorenco Vilën që futet në zonë, provon me të majtën, por Sherri është i vëmendshëm dhe grushton topin.

49’ Tentativa e parë në këtë ndeshje për Teutën! Asion Daja provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

35’ E pabesueshme çfarë ka humbur Dejvi Bregu, i cili gjendur vetëm në zonë, gjuan me kokë një hap larg portës, por topi shkon jashtë.

32’ Tjetër mundësi e mirë për Teutën! Është përsëri Lorenco Vila, i cili pas një krosimi perfekt të Emiljano Vilës gjuan me kokë, por topi shkon përsëri jashtë.

30’ Pretendojnë për penallti te Teuta! Bregu lëviz bukur në zonë, për në momentin e fundit rrëzohet në zonë pas një kontakti me Malotën. Protestojnë durrsakët, por sipas gjyqtarit Hamiti gjithçka është e rregullt dhe vazhdon lojën.

20’ Çfarë rasti për Teutën! Xhekson jep një krosim perfekt nga e majta në zonë, provon menjëherë me Kokë Lorenco Vila, por topi shkon ngjitur me shtyllën pingule.

14’ Mundësi e mirë për Teutën, me Bregun që fiton goditje dënimi pranë zonës së rreptësisë pas ndërhyrjes se Harmon. Provon me gjuajtje të fortë nga goditja e dënimit vlonjati, por Sherri pret në dy kohë.

12’ Tjetër karton i verdhë për skuadrën e Laçin. Ndërhyrje e gabuar e Mustës ndaj Asion Dajës, arbitri nuk fal dhe i jep të verdhë.

7’ Ndëshkohet me karton të verdhë Deliu, për ndërhyrje të ashpër në mesfushë ndaj Emiljano Vilës.

2′ Rrezikon Teuta me Emiljano Vilën, i cili provon me një gjujatje nga jashtë zone, por topi shkon jashtë.

Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

TEUTA – Frashëri, Arapi, Hoxha, Xhekson, Aleksi, Krasniqi, E. Vila, Daja, Todorovski, L. Vila, Bregu. Trajner: Edi Martini.

LAÇI – Sherri, Obanor, Shehu, Lushkja, Malota, Mazrekaj, Harmon, Deliu, Marku, Musta, Ignjatoviç. Trajner: Shpëtim Duro.

WhatsApp Image 2021-04-03 at 15.29.08

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *