VIDEO/ Një tjetër degë e PD në Tiranë publikon listën me emra: Kanë firmosur me vullnetin e lirë që Kuvendi të mbahet në 11 dhjetor









Dega numër 1 e Partisë Demokratike në Tiranë ka publikuar listën e të gjithë anëtarëve që kanë firmosur formularin për të mbledhur Kuvendin në datën 11 dhjetor.

Në një deklaratë për mediat, drejtuesit e kësaj dege thanë se lista është firmosur me vullnet të lirë dhe se 83 % janë për mbledhjen e Kuvendit në datën 11 dhjetor.

“Unë jam kryetari i degës numër 1 në Tiranë, jam me një grup përfaqësie për të bërë publike listën që kanë firmosur për të thirrur kuvendin nga anëtarësia më datën 11 dhjetor. Deklaroj para jush se e gjithë lista është firmosur me vullnetin e lirë për thirrjen e Kuvendit. Ju them që dega 1, 83 % kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit në datën 11”, u shpreh kryetari i degës 1 në Tiranë.

Kujtojmë që në datën 11 dhjetori Kuvendi Kombetar i PD eshte thirrur nga foltorja e Sali Berishes. Ndërsa Kryetari i PD Lulzim Basha thote se Kuvendi i PD eshte ai qe do te mbahet ne daten 18 dhjetor.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *