VIDEO / Njëlloj si Eriksen! Panik në kampionatin francez, lojtari rrëzohet në fushë gjatë ndeshjes










Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kampionatin francez, gjatë ndeshjes mes Olimpik Marsejës dhe Biordo, duke kujtuar momentet e ankthit që ndodhi gjatë Europianit me kolapsin e Kristian Eriksen.

samuel kalu

Futbollisti i Bordo, Samuel Kalu, ka pësuar një kolaps në fushë që në minutat e parë të sfidës. Teksa Paje po ekzekutonte një goditje dënimi, ai ishte rreshtuar në mur, kur ra pa ndjenja në tokë, duke shkaktuar panik e ankth te shokët e skuadrës por edhe kundërshtarët, ët cilët shkuan ta ndihmonin.

Hyrja e mjekëve në fushë dhe veprimi i lojtarëve, bëri që ai të përmendej shpejt e sigurisht trajneri e zëvendësoi menjëherë futbollistin, ndonëse ai doli me këmbët e tij nga fusha e lojës. Por lojtari do t’u nënshtrohet testeve më të hollësishme, pasi rezulton se kjo nuk është hera e parë që ai ka pësuar kolaps në fushën e lojës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *