VIDEO/ Nuk e shpëtoi dot nga rënia, ish-sulmuesi anglez duartrokitet nga tifozët pas mesazhit inkurajues









Derbi Kaunti ra nga “Championship” për në Ligën e Parë, pas rezultateve të dobëta dhe dënimit që morri nga Federata Angleze.

runej

Tifozët e klubit u mblodhën jashtë fushës stërvitore të ekipit, të cilët morën një mesazh nga trajneri i tyre, Uejn Runej.

“Ne luajmë futboll dhe e dinim që ky sezon ishte i vështirë. Gjithsesi ne luftuam për ju. Bëmë më të mirën që mundeshim, por fatkeqësisht ne u rrëzuam nga kategoria. Tani do të bëjmë të pamundurën që të ngjitemi dhe një herë aty ku meritojmë”, ishin fjalët e Runejt, i cili u duartrokit nga tifozët e tij.

Derbi mori një dënim nga FA në fillim të sezonit, duke i hequr ekipit 21 pikë në renditjen e kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.