VIDEO/ Nuk iu lejua hyrja në Australi, serbët ‘shpërthejnë’ në këngë nacionaliste: Askush nuk mund të ma rrëmbejë Kosovën nga shpirti im

video nuk iu lejua hyrja ne australi serbet shperthejne ne kenge nacionaliste askush nuk mund te ma rrembeje kosoven nga shpirti im
video nuk iu lejua hyrja ne australi serbet shperthejne ne kenge nacionaliste askush nuk mund te ma rrembeje kosoven nga shpirti im

Serbët e Australisë në shenjë proteste kanë shkuar para hotelit ku po mbahet i ngujuar Novak Djokovici.
Protestuesit i kanë dhënë mbështetje bashkatdhetarit të tyre, pasi këtij të fundit iu ndalua hyrja në shtetin e Oqeanisë, ndërsa kanë kënduar këngë nacionaliste kundër Kosovës.

Tenisti serb është duke u mbajtur në Park Hotel, një ndërtesë që përdoret nga Qeveria e Australisë për ndalimin e emigrantëve në vend, pasi atij iu refuzua hyrja në Australi të mërkurën. Djokovic nuk u lejua të futet në Australi për të marrë pjesë në turneun grand slam, Australian Open 2022, pasi autoritetet e këtij vendi thanë se ai nuk i kishte plotësuar kërkesat për Covid-19. 34-vjeçari do të qëndrojë në Park Hotel deri të hënën, kur gjykata e Melbourne do ta marrë vendimin ndaj ankesës së tij kundër dënimit nga Australia.

“Nga do që të shkoj përsëri kthehem tek ti, askush nuk mund të ma rrëmbejë Kosovën nga shpirti im”, është refreni i këngës së flokut serb “Vidovdan” nga i njëjti album i këngëtares Gordana Lazarević, i publikuar në vitin 1989. Kjo këngë e Lazarevic u frymëzuar nga Beteja e Kosovës më 1939, për të cilën serbët pretendojnë se ishte betejë e tyre kundër pushtuesit të atëhershëm Osman.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts