Premier Liga vjen ditën e sotme me supersfidën Mançester Siti-Mançestr Junajtid. Një përballje “titanësh” mes dy prej skuadrave më prestigjioze të futbollit botëror.
MANÇESTER SITI-MANÇESTER JUNAJTID 4-1
5′, 28′ De Bryjn, 68′, 90’+3′ Mahrez/ 22′ Sanço
Mahrez shënon edhe golin e katërt qw anulohet fillimisht për pozicion jashtë loje e pastaj konfirmohet nga VAR.
Goli i Rijad Mahrez që çoi rezultation në 3-1.
Depërtim mjaft i bukur i Mahrez brenda zone, por portieri i Manccester Junajtid, David de Gea arrin të evitojë golin e sigurt
Sulmuesi Foden dribloi mjaft bukur brenda zone dhe goditi, por portieri priti gjuajtën. Tentativat e lojtarëve të Mançester Sitit u shpërblyen me topin që u kthye tek De Bryjn, i cili nuk e pati të vështirë të shënonte golin e dytë personal në këtë sfidë
Një gol fantastik nga Jadon Sanço. Sulmuesi anglez depërton mjaft bukur në qendër dhe goditi në cepin e djathtë të portës, aty ku portieri e kishte të pamundur të arrinte
Rast shumë i mirë i Mançester Junajtid për të barazuar. Mesfushori Fred dribloi shumë bukur kundërshtarin dhe u gjet i vetëm përballë Edersonit, por portieri u hodh duke larguar rrezikun
Një aksion fantastik nga e majtë e lojtarëve të Mançester Sitit. Bernardo Silva pasoi në mënyrë fantastike brenda zone, ku Kevin de Bryjn ishte totalisht i harruar nga mbrojtësit kundërshtar
MANÇESTER SITI-MANÇESTER JUNAJTID
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al