Video/ “Nuk ka ditë që nuk mendoj për të”, aktori Alec Baldwin flet pas tragjedisë në sheshxhirim: Është kohë e vështirë!

Aktori i famshëm Alec Baldwin ka falenderuar të gjithë njerëzit që iu gjendën pranë dhe e mbështetën teksa përjetonte një situatë të vështirë prej ngjarjes tragjike që ndodhi në xhirimet e filmit “Rust”.

63-vjeçari ka postuar në profilin e tij në “Instagram” një video, ku shprehet se nuk kalon ditë pa menduar për atë që ndodhi, duke iu referuar xhirimeve të “Rust”, që i kushtoi jetën drejtoreshës së fotografisë së filmit, Halina Hutchins.

“Doja të gjeja një minutë për t’u falënderuar të gjithë njerëzit që më dërguan fjalë të mira dhe urime, forcë, shpresë dhe lutje, mendime dhe shumë inkurajim. Kam marrë qindra emaile nga miq, të afërm dhe kolegë dhe njerëz me të cilët nuk kam dëgjuar prej kohësh të më dërgojnë forcë dhe urime. U jam shumë mirënjohës.

Shumë njerëz më kanë mbështetur për këtë situatë të vështirë. Gjithcka më intereson është gruaja dhe fëmijët e mi. Është kohë e vështirë por dua të falenderoj këdo që më mbështet dhe dua të eci para. Gëzuar festat të gjithëve”, shprehet aktori i famshëm i “Hollyëood”-it.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.